Rama në Shkodër/ Voltana Ademi i plas në fytyrë problemet e qytetit
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltona Ademi ka dalë me nj...
Mira Kazhani/ Gjyshja ime nga babai ka qenë një grua që po të kishte lindur në kohët e sotme me siguri do kish kapur një karrige në Parlament. Mundet ta kishin zhdukur kryetarët edhe nga listat pas një farë kohë, por të paktën një mandat do kish hyrë në portën e Parlamentit. Ajo ishte diplomate për nga temperamenti, e zgjuar dhe shumë e emancipuar, edhe pse nuk kish mbaruar as 8-vjeçaren.
Nuk kujtoj nëse dinte tabelën e shumëzimit apo pjesëtimit, por dinte mirë të drejtonte shtëpinë dhe të priste e përcillte njerëz me një pako oriz.
Gjyshi ishte njeri i drejtë, punëtor dhe dorështrënguar me blerjet, por jo me miqtë. Kur ata vinin tek shtëpia në fshat (Burgajet) nuk pranonte kurrsesi që të largoheshin pa drekë. Kur ishin të rëndësishëm, gjyshja e kapte pulën, kur nuk ia vlenin dhe ishte vetëm një budallallepsje e gjyshit ajo gjente një mënyrë të mos e kapte pulën.
Kjo më argëtonte pa masë mua, bishtaleces së vogël, por ajo që nuk kuptova kurrë është sesi ia dilte të bënte një drekë edhe kur në shtëpi nuk kishte qoftë edhe një pako oriz. Këto janë sekrete grash shqiptare, që meritojnë nderime me statuja si burrat që kanë fituar beteja dhe si rilindasit që kanë mbajtur gjallë gjuhën dhe shpirtin e kombit tonë.
Kur isha e vogël kaq kuptoja, vetëm aftësitë magjike të gjyshes sime, që gjente gjithmonë një zgjidhje jashtëtokësore për të pritur miqtë e beftë dhe për të shmangur nervozizmin e gjyshit. Burrat e asaj kohe kishin për detyrë të ishin të vrazhdë dhe gratë të nënshtruara. Rrjedhimisht kjo trashëgohej edhe tek edukimi. Djemtë rriteshin si heronj dhe sidomos si të dhunshëm. Vajzave u mësohej nënshtrimi me devizën ?mësohu se do shkosh te burri dhe atje nuk ka llafe. Ul kokën!?.
Për habi, sot kujtoj që në derën tonë nuk ndodhte kështu. Gjyshja i përkëdhelte të bijat dhe i trajtonte si princesha. Djemtë si princër! Ishin të gjithë të njëjtë në sofrën e saj, ndonjëherë edhe me përshesh me valë (përshesh me ujë të valuar dhe gjalpë të shkrirë, traditë e zonave veriore në kushtet e varfërisë).
Nuk e di nga e dinte ajo grua e rritur jetime me një burrë të ndershëm po pak të vrazhdë se dhuna nuk ishte familje, se ajo sidomos parandalohej që nga nëna tek fëmija. Nga e dinte se djalit i duhej mësuar me abetaren dhembshuria dhe respekti për gjininë e bukur. Madje, ndryshe nga gjyshi komunist që votoi derisa vdiq majtas, gjyshja e kish mësuar si lexohej PD dhe votoi derisa vdiq për Salën.
Ajo e shihte demokracinë si alternativë për gratë. Si një jetë më të mirë. Vdiq me pengun që nuk kishte moshën time dhe krenare që ia doli të votonte gjithmonë fshehur gjyshit për PD-në. E urrente varfërinë dhe gjyshin disi që nuk i bleu kurrë një unazë të bukur floriri. Por shkoi e qetë se në shtëpi ia doli të mos ushqente dhunë, si ajo pula që gjente mënyrën të mos e kapte kur nuk ia vlente bujtësi.
Kjo është historia e gjyshe Bies.
-Ka disa ditë që media vlon nga rrëfime për vrasësin e Fildesit, gjyqtares që deshi një jetë më të mirë për fëmijët po sidomos edhe për veten e saj. Nga edukatore u bë gjykatëse. Një grua që studioi dhe nuk pranoi të pinte Redbull duke parë telenovela me vjehrrën në shtëpi. Kam lexuar komente të pështira prej grash që mbanin anë për nga vrasja me idenë se edhe viktima nuk ishte pa faj. Se duhej të duronte dhe të shijonte pasurinë e tregtarit.
Ndërkohë vlen të thuhet se gratë nuk i vrasim vetëm kur i vrasim. Ka gra që nuk kanë burra psikopatë, por i masakrojnë vetëm pse vlejnë. Pse kanë arritur të kenë një jetë, të pluskojnë mbi vanitetin e një çante të shtrenjtë.
Të jenë dikushi në këtë vend të vogël që ndonjëherë përplas njëjtë të zakonshmin dhe gjeniun. Të fortin dhe të dobëtin. Të pasurin dhe të varfrin!
Kurajshëm them se ka më keq se Fildesi. Nuk duhen ligje vetëm për dhunën fizike. Një dhunë e re ka kohë që është shfaqur dhe askush nuk po e vë ujin në zjarr, si gjyshja ime që bënte sikur nuk e kapte dot pulën, ngaqë nuk donte në fakt ta priste. tiranapost
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltona Ademi ka dalë me nj...
Roja e Financës Italiane me anë të një operacioni të mirorg...
Një operacion i policisë së Tiranës ka bërë të mundur arrest...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur so...
Në një video që është duke qarkulluar në internet duket Mehd...
Vetëm dy ditë pas zgjedhjeve, në një klimë debati të ashpër ...
Katie Holmes dhe Jamie Foxx kanë konfirmuar më në fund dashu...
Avokati Spartak Ngjela ka sulmuar ashpër myftiun e Tiranës, ...
Vetëm 4 ditë pasi lëshoi disa deklarata që bënë bujë në opin...
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë mbajtjes së fjalës n...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga simpati...
Në kushtet kur policia bashkiake e Tiranës prej zgjedhjes së...
Policia e Cërrikut ka arrestuar ditën e sotme shtetasin Emi...
Ndërsa gazetarët ishin në pritje të kryeministrit Rama për t...
Pak javë para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, qeveria p...
Një grua transgjinore ka premtuar se do t’ia shesë “virgjër...
Një djalë i ri nga Skrapari po hetohet në gjendje të lirë n...
Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Velipojë ku ka nisur taki...
Ajo ishte e njohur si një gazetare trime, e cila nuk kishte ...
Një 15-vjeçar është plagosur me thikë nga një bashkëmoshatar...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...