Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
1 vit pas largimit nga Top Channel, gazetari i njohur Mentor Kikia është përfshirë në një tjetër projekt televiziv.
Klan Plus do të jetë stacioni i ri në të cilin do të gjejmë gazetarin dhe analistin e njohur, i cili prej gati 12 muajsh ka qenë më së shumti i angazhuar me vullnetarizëm në punë sociale e reagime kritike në rrjete sociale.
?KLAN PLUS, më në fund filluam!
Pas disa muajsh punë përgatitore, Klan Plus, projekti më i ri i kompanisë Klan, mori jetë. Dy gjenerata gazetarësh jemi bërë bashkë, duke bashkuar përvojën e të vjetërve me energjitë dhe pasionin e të rinjve.
Kisha kohë pa ndjerë emicionin e fortë të lajmit të parë. Pas 25 vjetësh punë, provova sërish se kam të njëjtin adhurim e dashuri për profesionin e gazetarit. Njësoj si atëherë, kur isha 24 vjeç, dhe ku për të takuar një personazh, udhëtova 8 orë me këmbë nëpër male. Sot e shikoj veten po kaq të pasionuar. E shikoj veten tek studentët e gazetarisë që janë bashkuar me ne dhe që punojnë plot dëshirë.
Na ndiqni! Do të jemi më pranë jush dhe të vërtetë.
Jemi një ekip i vogël, por do ta bëjmë këtë ekran një pikë të rëndësishme informimi dhe referimi. Për këtë i kemi dhënë fjalën njëri-tjetrit. Tani edhe juve!?,- shkruan Kikia.
Kujtojmë që në shtator të vitit të kaluar Kikia u largua nga Top Channel dhe pas kësaj ngjarjeje shkruajti statusin e mëposhtëm:
“Një sqarim publik për zëvendësimin tim si kryeredaktor në ?Top Channel?
Nga sot, dt 21 Shtator, unë nuk jam në drejtimin e edicionit të lajmeve të orës 15.00, në Top Channel. Me pak fjalë, nuk jam më kryeredaktor, detyrë të cilën e mbaj që prej hapjes së këtij televizioni, Maj 2001. Në respekt të audiencës së Top Channel, në respekt të lexuesve të mi në median e shkruar dhe atë sociale, por edhe për të sqaruar njoftimet e publikuara sot në mediat online, dua të qartësoj atë çka ka ndodhur. Duke i lënë komentet dhe përfundimet për herë tjetër. Jo për Mentor Kikinë, por për kryeredaktorin e lajmeve të televizionit më të madh në vend dhe institucionit më të rëndësishëm të informimit.
E vërteta është se unë nuk kam asnjë vendim të drejtuesve të kompanisë, apo administratorit të përgjithshëm, për shkarkim nga detyra, apo propozim për lëvizjen në ndonjë detyrë tjerë. Ka vetëm një komunikim verbal të drejtorit të informacionit Sokol Balla, në mbledhjen e redaksisë, i cili njoftoi se nga sot drejtimi i këtij edicioni, që nënkupton punën që nga mbledhja e mëngjesit e redaksisë, i kalon një redaktori tjetër.
Ndërkohë që një ditë më parë, në një bisedë informale, Balla më komunikoi se mua më ishte hequr e drejta e ?editimit politik?, pra linja editoriale e edicionit, (të cilën nuk është se e kam patur ndonjëherë ekskluzive) sepse me qëndrimet e mia si brenda, e veçanërisht jashtë redaksisë, me komentet dhe shkrimet në median e shkruar e atë sociale, apo qëndrimet në studio të ndryshe debatesh, kisha dalë shpesh jashtë linjës editoriale të televizionit. Dhe se ky ishte edhe mendimi dhe vendimi i administratorit të përgjithshëm. Duke më përmendur si aktin e fundit, edhe debatin publik me një mjeke. Ndërsa si akt të parafundit, më përmendi një artikull mbi rrezikun e kanabizimit të vendit. (Unë nuk di që televizioni të ketë ndonjë linjë editoriale për të mbrojtur mjekët që marrin para apo ata që mbjellin hashash).
Edhe pse nuk ka një linjë editoriale të komunikuar, unë e kuptoj dhe repektoj atë, brenda dhe jashtë redaksisë, e njoh parimin e moscenimit të interesave të kompanisë ku punoj, dhe ky është parim universial që funksionon nga këtu deri në Uashington. Në ato çfarë unë kam shkruar, kam qenë kritik shpesh, por jo ndaj kompanisë, interesave të saj dhe partnerëve të saj, por ndaj klasës politike në tërësi, fenomeneve negative sociale e shoqërore, ku sundon denoncimi i ndotjes së mjedisit. Kjo nuk është dëshmi e cënimit të linjës editoriale, por tregues i pavarësisë time si gazetar. Por, edhe nëse diku, brenda apo jashtë redaksisë, mund të kem prekur diçka, më shumë mendoj se kam prekur ndonjë axhendë private, politike e financiare, dhe jo linjën editoriale të televizionit.
Unë mund të kem bërë shumë gjëra gabim në jetën time, madje edhe me pasoja dramatike. Por një gjë e kam bërë mirë në çdo orë, çdo ditë, çdo muaj e çdo vit: Profesionin e gazetarit, që nga vitit 1993 kur e nisa, shumicën e të cilit e kam bërë në Top Media.
Ndaj mënjanimi im nga detyra e kryeredaktorit, nuk duhet parë si shkarkimi rëndom i një gazetari nga puna. Pasi në Shqipëri media është tregu më kaotik dhe të paktë janë ata që nuk kanë ndërruar nga 3-4 redaksi. Por kjo ka të bëjë me parimet e pavarësisë së gazetarisë.
E vërteta është se unë nuk jam larguar nga Top Media, me të cilën kam në fuqi një kontratë si kryeredaktor prej 16 vjetësh. Dhe, nëse do më duhet ta bëj, nuk do të iki kokë ulur, e aq më pak fshehurazi, si një hajdut që e kanë kapur duke vjedhur dhe lutet të mos i nxjerrin fytyrën në lajmet e kronikës së zezë. Kam punuar këtu me më shumë përkushtim e ndershmëri sesa ndaj familjes time, sepse e adhuroj ende këtë profesion dhe fjalën e lire dhe e çmoj shumë këtë media. Mbi të gjitha Top Media nuk është pronë e asnjë drejtori, e madje as edhe e vetë pronarit. Ajo është një aset i madh publik, një vlerë e madhe e shoqërisë dhe demokracisë sonë.
Unë pres të sqaroj më tej pozicionin në raport me kompaninë, për të mbajtur qëndrimet e mia të mëtejshme”.
/Citynews
Policia në Argjentinë ka qëlluar një pëllumb i cili transpor...
Një aksident automobilistik në rrugën Lushnjë-Fier pranë “Pu...
Vjeshta po vjen edhe ftohja e kohës do të na bëjë që të ndry...
Bregu i detit Jon në Vlorë është pushtuar nga solari(nafta b...
Emergjencat Civile kanë dhënë një informacion të detajuar mb...
Policia ka zbardhur detaje të reja në lidhje plagosjen me ar...
Dhuna ndaj myslimanëve në Myanmar ng pushteti në fuqi vijon ...
Aksi rrugor Orikum-Llogara është bllokuar dhe për pasojë kal...
Një avion i linjës Bruksel-Madrid ka shtyrë udhëtimin e tij ...
Një përplasje me armë ka ndodhur mbrëmë në një lokal në qyte...
Ditën e djeshme në një shkrim të tij, imami Armand Aliu dekl...
DASHI Dita e sotme do jetë shumë e favorshme për beqaret. At...
Për një hap drejt të ardhmes, apo thjesht për një shëtitje r...
Mjaftueshëm për ju që të notoni, pishina më e madhe në botë ...
Në prag të duelit televiziv mes kandidatëve për kancelar Ang...
Do të dëshironit të kishit një jaht kaq të madh sa të bënit ...
Të nderuar gazetarë dhe drejues të mediave! Jini të pranishë...
Jemi mësuar nga të gjitha parashikimet që vijat në dorë apo ...
Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka uruar Dom ...
Nëse jeni një kinemast i çmendur dhe dëshiron ta shikosh fil...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...