web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Myanmar/ Mbi 400 myslimanë të vdekur nga dhuna barbare e pushtetit

3 Shtator 2017, 07:02, Aktualitet CNA

Dhuna ndaj myslimanëve në Myanmar ng pushteti në fuqi vijon prej disa javësh tashmë.

Sipas asaj që bëjnë me dije organizatat ndërkombëtare, më shumë se 400 myslimanë kanë humbur jetën në shtetin e Rakhinës vetëm gjatë javës së kaluar.

Për shkak të dhunës së ushtruar mijëra të tjerë janë larguar nga vendi dhe janë strehuar kryesisht në Bangladesh.

?21 trupat që u gjetën në bregun e lumit Naf, në zonat Kharalkhali dhe Kandorpara brenda territorit të Bangladeshit. Ata janë varrosur në një varrezë lokale, sipas një urdhri të administratës?, tha Mohammed Mohiuddin Khan, oficer në detyrë në stacionin e policisë së Teknafit.

Kombet e Bashkuara mbajtën një mbledhje urgjente për të reaguar mbi dhunën e pushtetit në Myanmar, por deri më tani nuk ka ende një zgjidhje.

/Citynews





Lajmet e fundit nga