web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dyshimet për bombë/ Shtyhet udhëtimi i avionit të linjës Bruksel-Madrid

3 Shtator 2017, 06:49, Aktualitet CNA

Një avion i linjës Bruksel-Madrid ka shtyrë udhëtimin e tij pasi autoritetet kanë dyshuar për eksploziv.

Sipas mediave vendase e gjithë rrëmuja ndodhi pasi një grup të rinjsh belgë po bënin shaka se në avion kishte myslimanë me bomba.

Për shkak të tyre, stafi i avionit ka lajmëruar me urgjencë zyrtarët e aeroportit që kanë kredhur avionin duke zbritur pasagjerët për më tepër se 2 orë.

Ndërkohë që një burrë rreth të 50-tave është marrë në pyetje nga policia si i dyshuar i mundshëm.

?Udhëheqësi i fluturimit refuzoi të merrte nëntë persona. Një nga ta bënte shaka dhe nisi të thërriste ?Allahu Akbar??, ka thënë zëdhënësi i policisë Peter De Waele, për ?VTM Nieuws?.

Në Belgjikë alarmi për ngjarje të tilla mbetet i kodit të kuq që prej tragjedisë ku humbën jetën nga shpërthimi 32 persona.

/Citynews





Lajmet e fundit nga