Zjarr në fushën e mbetjeve në Krujë/ Tymi toksik përfshin zonën
Fusha e mbetjeve në Krujë është përfshirë nga flakët që ng...
Fusha e mbetjeve në Krujë është përfshirë nga flakët që ng...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), edhe pse ka kryer pesë raunde negocimi me tregtuesit, nuk ka arritur të sigurojë të gjithë energjinë që kërkonte të blinte për muajin shtator.
Sipas njoftimit zyrtar të OSHEE, kompania arriti të blejë 271,620 MWh, nga sasia e kërkuar prej 288,600MWh, ose 94% e totalit të kërkuar. Kjo sasi i ka kushtuar OSHEE në total rreth 20 milionë euro (për detajet shiko tabelën në fund).
Burimet nga OSHEE pohuan se negociatat ishin të vështira, po ashtu, si rrallëherë u bë kërkesa në tre lote, teksa operatori po haset me domosdoshmërinë për të blerë energji orë pas ore.
U negociua me 10 subjekte nga të cilët 9 u pranuan dhe megjithëse si asnjëherë tjetër negociatat vazhduan me 5 raunde nuk u arrit të sigurohej e gjithë sasia. Sasia e mbetur, pohojnë burimet e OSHEE do t?i kërkohet KESH.
Tre muajt e fundit, situata e energjisë në vend është përkeqësuar për shkak të thatësirës së tejzgjatur. Shqipëria po ndodhet aktualisht në një situatë që nuk po arrin të plotësojë sasitë e kërkuara të energjisë.
Oferta në tregun e energjisë, sqarojnë burimet e OSHEE, është në rënie, dhe çmimet janë vështirësisht të negociueshme. Teksa oferta është më e lartë se kërkesa, kjo ul konkurrueshmërinë në negocimet për çmimet. Në ankandin e fundit, çmimi u luhat mes 64 euro/MWH deri afër 80 euro/MWH, në varësi të lotit, kapacitetit dhe sasisë së kërkuar. Diferenca me bursën e Hungarisë është 11 euro për MWH, nga të cilat kapacitetet zënë 6 euro dhe pjesa tjetër është vlera në kohë e parasë dhe kosto administrative.
OSHEE ka blerë me fondet e veta rreth 50 milionë energji për korrikun dhe gushtin, ndërsa në shtator në lojë hyri dhe KESH, pasi u arrit të zhbllokohej një pjesë e kredisë, (22.4 milionë euro), që Banka Botërore ka dhënë për rimëkëmbjen e energjisë dhe që mund të përdorej në raste emergjence. KESH bleu pak ditë më parë 7.2 milionë euro energji për shtatorin.
Për periudhën korrik-shtator, janë blerë gjithsej gati 80 milionë euro energji. Nëse thatësira vijon, qeveria do të detyrohet të prekë për here të pare pas disa vitesh fondin e rezervës në buxhet, i cili u rrit me ndryshimet e fundit të buxhetit, pikërisht për të përballuar krizën energjetike.
Burimet nga OSHEE pohojnë se operatori i shpërndarjes ka likuiditetin e nevojshëm, pasi kompania ka arkëtime prej rreth 5 miliardë lekë në muaj (36 mln euro), por problemi është që gjithçka po përdoret për fondet e energjisë, ndërkohë që kompania duhet të bëjë edhe investime. Por, për sa kohë që nuk do të ketë prurje shiu, operatorët e tregut do të jenë të detyruar të blejnë energji.
Situata do të shihet muaj pas muaji dhe OSHEE ende vazhdon të planifikojë që do paguajë energji me fondet e veta, përsa kohë që nuk është përcaktuar, si do i marrë fondet e reserves buxhetore, apo do të përdorë overdraft të garantuar nga qeveria.
Pozitive është që ditët e fundit ngarkesa është ulur, për shkak të rënies së vapës në vend, çka ka reduktuar konsumin, duke i dhënë pak frymëmarrje operatorit të energjisë./Monitor
Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, njëhershëm gazetari i njoh...
Të qenurit fëmijë e Kim Kardashian dhe Kanye West e ka shndë...
Një person rreth moshës 60-vjeç është gjetur i pajetë në det...
Ndërtimet pa leje janë shqetësimi më i madh i shqiptarëve në...
SHBA kanë paditur roje të tjera personale të Erdoganit pas r...
Evropa synon t’i ndalojë afrikanët të arratisen përmes Mesdh...
Menjëherë pas publikimit të raportit nga CIA Amerikane, e ci...
CIA (Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane) ka goditur...
Menjëherë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për goditjen...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vënë alarmin se shteti ndod...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër të Anglisë, ku ka h...
Një dokument me 5 kapituj do të përbëjë manualin e ri të fun...
Një punonjës policie ka rënë në pranga e policisë, pasi akuz...
Polica rrugore e qytezës së Batifolle-s afër Arecos (Arezzo)...
Policia e Korçës vijon punën për kapjen dhe ndalimin e shtet...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu, ka rea...
Në Institucionin e Presidentit u zhvillua sot ceremonia sole...
Pak ditë më parë një 33 vjeçare u sulmua nga një 41 vjeçar, ...
Një sherr ka ndodhur sot brenda një familjeje në Vlorë, i ci...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar për...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...