web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohet kamionisti shqiptar në Itali/Shikoni ku i kishte fshehur 38 kg drogë

30 Gusht 2017, 14:53, Aktualitet CNA

Polica rrugore e qytezës së Batifolle-s afër Arecos (Arezzo) ndaloi në rrugë një kamion me targa shqiptare. Kamioni ishte bosh, por kamionisti shqiptar, rrjeth 30 vjec, nuk kishte dokumente identifikimi e as leje drejtimi automjeti.

Policia e ndaloi kamionistin dhe ushtroi kontroll fizik të hollësishëm në kamion. Në dopio dyshemenë e kamionit u zbuluan 38 Kg. kanabis të ambalazhuar në 18 pako. Kamionisti shqiptar u arrestua, ndërsa droga dhe kamioni u sekuestruan.

Pasi u morr në pyetje kamionisti i arrestuar rezultoi se kishte hyrë klandestin në Itali vetëm 2 ditë më parë. Dyshohet se kamioni dhe droga kanë hyrë në Itali nga Porti i Ankonës./GJERGJ THANASI





Lajmet e fundit nga