web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Saimir Tahiri jashtë qeverisë/Rama flet për herë të parë, ja si e komenton

29 Gusht 2017, 07:29, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët, mëngjesin e sotëm. Rama është ulur me disa gazetarë në Llogara, aty ku ndodhet prej ditës së djeshme me ministrat e rinj.

Ndër të tjera, kryeministri është pyetur dhe për përjashtimin e disa prej ministrave nga kabineti, mes të cilëve ishte dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Në lidhje me këtë, Rama tha se qeveria nuk është futboll.

?Qeveria nuk është futboll, jo seleksion kombëtareje. Na duhet një grup parlamentar i fortë. Qeveria të mbahet nën preison nga deputetët. Ata që u lanë jashtë qeverisë na duhen në parti?, tha Rama./CityNews





Lajmet e fundit nga