web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministrat e rinj nuk dorëzojnë mandatet/ Shuhen shpresat e 12 socialistëve

28 Gusht 2017, 15:14, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama prezantoi një ditë më parë qeverinë e re, me të cilën do të drejtojë gjatë mandatit të dytë qeverisës. Ndryshe nga katër vite më parë, në ëktë mandat kryeministri Rama nuk do t?iu kërkojë ministrave të rinj të dorëzojnë mandatin e deputetëve.

Burime nga selia rozë kanë thënë për ?News 24? se një procedurë e tillë nuk është në parashikimet e kryeministrit Rama. Kjo shuan shpresat e disa emrave të njohur socialistë, që mbetën poshtë ?vijës së kuqe? në zgjedhjet e 25 qershorit.

Kështu nuk do të mund të hyjë dot në parlament ish-ministrja Milena Harito, kreu i FRESH Eljo Hysko, apo edhe deputeti i dyzuar mes LSI e PS Spartak Braho, që dje ishte i pranishëm në asamblenë e PS-së.

Procedura e lëshimit të mandatit 4 vite më parë u përdor për të futur në listë emra socialistësh, që nuk kapën dot pragun e votave, kur në mes ishte edhe LSI.

Por këtë radhe, gjërat janë ndryshe. Rama e ka vetë timonin, dhe në qeveri e parlament, mesa duket ka njerëzit që i duhen, çka e bën të panevojshëm zëvendësimin e tyre në Kuvend.





Lajmet e fundit nga