web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbyllja e bizneseve prej taksave/ Tabaku: Sido që të arnohet qeveria e re, nuk fshihet kriza ekonomike!

28 Gusht 2017, 09:03, Aktualitet CNA

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka bërë një postim në rrjetet sociale, pas publikimit të statistikave, ku rezultonte se 40 biznese në ditë mbyllen prej taksave.

Gjatë postimit, Tabaku nuk lë pa sulmuar edhe kryeministrin Edi Rama dhe shkruan se sido që të arnohet qeveria e re, sërish kriza ekonomike që po përjetojnë bizneset nuk mund të fshihet.

?40 biznese në ditë mbyllen prej taksave!

Një dite pas bujës dhe spektaklit që na ofroi kryeministri i fytyrave të vjetra dhe qeverisë së vjetër, na vijnë të dhenat e fundit mbi bizneset që mbyllen në vend. Falë kontributit të qeverisjes deri më tani, 40 biznese në ditë, 1200 në muaj (18 000 në një vit) mbyllen prej taksave të larta, gjobave të qeverisë dhe korrupsionit.

Prandaj sado dhe sido që te arnohet qeveria e re, nuk mund të fshihet krizën ekonomike që përjetojnë bizneset. Kanë më pak të ardhura, më shumë taksa, më pak shitje dhe më shume gjoba e korrupsion. E njëjta muzikë si me investimet e huaja, më pak siguri dhe më pak investime dhe një ekonomi pa konsum. Deri më tani mbi 20 mijë punonjës në muaj mbeten pa të ardhura.

Në foto, biznese të mbyllura në njësinë 8 Tiranë?, shkruan Tabaku./CityNews





Lajmet e fundit nga