web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rritet numri i viktimave të terrorit në Barcelonë

27 Gusht 2017, 21:46, Aktualitet CNA

Numri i viktimave të atentateve në Spanjë ka arritur në gjshtëmbëdhjetë të vdekur, pasi sot, një grua gjermane 51 vjeçare, e cila ishte e shtruar në reanimacion, humbi jetën. Njoftiimi erdhi nga njesia e Mbrojtjes Civile katalanase.

?Këtë mëngjes, një grua 51 vjeçare, me kombësi gjermane, që mbërriti në gjendje të rëndë në spital, vdiq?, njoftoi mbrojtja civile nëpërmjet një komunikate zyrtare.

Kujtojmë se atentati i dyfishtë në Barcelonë dhe në zonën bregdetare të Kambrilit, më 17 dhe 18 gusht, e marrë përsipër nga organizata Shteti Islamik (ISIS), shkaktoi më shumë se njëqind të plagosur, nga të cilët pesë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, më shumë se njëqind mijë persona marshuan në rrugët e Barcelonës kundër dhunës së xhihadistëve dhe nën moton? Nuk kam frikë?. Së bashku me ta u bashkua Mbreti i Spanjës, Filipi VI?.





Lajmet e fundit nga