web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Ndalohet në Shijak 44-vjeçari (Emri)

23 Gusht 2017, 08:00, Aktualitet CNA

Policia e Shijakut ka ndaluar mëngjesin e sotëm një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet me dije se shtetasi i ndaluar është Rudin Çalliku, 44 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Ai ishte dënuar nga Gjykata e Venecias në Itali me 5 vjet e 6 muaj burg për veprën penale ?Shfrytëzim prostitucioni?.

Pas ndalimit të tij, pritet që të esktradohet drejt Italisë për të vuajtur dënimin./CityNews





Lajmet e fundit nga