web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zhvati biznesmenin italian duke i marrë miliona euro/Si e futi në kurth shqiptarja

22 Gusht 2017, 17:28, Aktualitet CNA

Një shqiptare ka shantazhuar për 4 vite me radhë një sipërmarrës italian, fillimisht duke i kërkuar të blinin një apartament në Shqipëri, ku të jetonin së bashku.

Mësohet se shantazhi ka vijuar edhe pasi marrëdhënia mes tyre është ndërprerë, ku shqiptarja i ka kërkuar atij para, duke e kërcënuar se do t?i tregonte gjithçka gruas së tij. 29-vjeçarja shqiptare N. K. i ka marrë biznesmenit italian 50-vjeçar rreth 33. 500 euro.

Kërkesa e fundit për t’i dhënë para është shënuar së fundmi. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00, gruaja dhe ish i dashuri lanë takim për shkëmbimin e 10 mijë eurove në stacionin hekurudhor të Padova-s, në Itali.

E reja shkoi në vendin e takimin me partnerin e saj të ri, një 41-vjeçar italian nga Bari, me të cilin bashkëjeton në Conegliano (në provincën e Treviso-s).

Por për të gjithë këtë, në dijeni ishin edhe karabinierët, që ndërhynë para se të bëhej shkëmbimi i parave, duke arrestuar shqiptaren dhe partnerin e saj. Në makinën e 29-vjeçares u gjet një shishe me spraj djegës./CityNews





Lajmet e fundit nga