web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Oktapodi i familjarëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve që ka zaptuar punët e shtetit

22 Gusht 2017, 12:33, Aktualitet CNA

Bashkëshortet, djemtë, vajzat, madje dhe bashkëjetueset e një numri të madh gjyqtarësh dhe prokurorësh kanë zaptuar strukturat e shtetit duke rezultuar të punësuar në 2-3 institucione.

Oktapodin e familjarëve të punësuar e ka zbuluar sot ?ReportTv?, e cila në publikim të faktit  jep edhe skemën si edhe emrat konkretë të njerëzve të afërt të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Më poshtë po japim listën e batalionit që ka pushtuar punët e shtetit:

Familjarët e njerëzve të drejtësisë dhe pozicionet në administratë

Tom Ndreca, anëtar i Gjykatës së Lartë 

Djali Erion Ndreca punon në Ministrinë e Drejtësisë.

Djali tjetër Erind Ndreca punon tek ZVRPP Tiranë.

Bashkëshortja Kristina Ndreca punon në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë

Djali Renis Zaganjori, Agjencia e Sigurimit të Depozitave.

Medi Bici, anëtar i Gjykatës së Lartë

Djali Ervin Bici punon pranë Drejtorisë së Buxhetit në Ministrinë e Financave.

Artan Broci, anëtar i Gjykatës së Lartë

Djali Arlind Broci punon pranë Albkontroll.

Albana Shtylla, anëtare e KLD

Bashkëshorti menaxher i projektit të Bankës Botërore për Burimet Ujore dhe Ujitjen në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimin e Ujërave.

Astrit Haxhialushi, anëtar i KLD

Bashkëshortja Rozana Haxhialushi pedagoge në Universitetin e Tiranës.

Neritan Cena, anëtar i KLD

Bashkëshortja Suzana Cena, punon pranë AKKP dhe më pas pranë QSUT, si përgjegjëse në sektorin e marrëdhënieve ligjore.

Sokol Çomo, anëtar i KLD

Bashkëshortja Alma Çomo Drejtore e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë në Gjykatën Kushtetuese.

Dritan Hallunaj, ish-anëtar i KLD

Bashkëshortja Enkelejda Hallunaj mjeke e pranë Autoritetit Shtetëror Rajonal.

Hysen Saliko, ish-anëtar i KLD

Djali Ibrahim Saliko punon në Ministrinë e Drejtësisë.

Ilir Mustafaj, ish-anëtar i KLD

Bashkëshortja Luiza Mustafaj punon në gjimnazin ?Partizani?.

Tritan Hamitaj, ish-anëtar i KLD

Bashkëshortja Rudina Hamitaj mësuese në gjimnazin ?Gjergj Kastrioti?, Durrës.

Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese

Bashkëshortja Sonila Cami Nëndrejtore tek shkolla ?Jeronim De Rada?.

Altina Xhoxhaj, anëtare e Gjykatës Kushtetuese

Bashkëjetuesi Arben Idrizi, Sekretar i Përgjithshëm në institucionin e Presidentit të Republikës.

Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese

Bashkëshortja Rudina Hoxha inspektore pranë Komisionerit Kundër Diskriminimit.

Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese

Bashkëshortja Rudina Lulo mësuese pranë shkollës private ?Faik Konica?.

Gani Dizdari, anëtar i Gjykatës Kushtetuese

Bashkëjetuesja Shefkie Kortoci arsimtare dhe në INSTAT.

E bija, Anisa Dizdari notere te Dhoma e Noterisë.

Sokol Berberi, anëtar i Gjykatës Kushtetuese

Bashkëjetuesja Rudina Shiroka Përgjegjëse e Arkivit në Kuvendin e Shqipërisë.

Vitore Tusha, anëtare e Gjykatës Kushtetuese

E bija Elira Tusha punon tek Avokatura e Shtetit.

Flamur Kapllanaj, Gjykata e Tiranës

Bashkëshortja punon pranë Dhomës së Noterisë Tiranë.

Bledar Abdallai, Gjykata e Tiranës

Bashkëjetuesja, Alma Osmanaj, punon në Ministrinë e Drejtësisë, 3 047 836 lekë.

Bashkëjetuesja, Alma Osmanaj, punon si juriste pranë QSUT, 94 237 lekë.

Paulin Çera, Gjykata Durrës

Bashkëshortja e punësuar në Drejtorinë Arsimore Dibër.

Arben Dosti, Gjykata e Gjirokastrës

Bashkëshortja Ediola Dosti punon pranë SHKBB në Ministrinë e Drejtësisë.

Arjana Liço, Gjykata e Tiranës

Dali Loren Liço punon pranë Shkollës së Avokatisë Tiranë.

Djali Ganimet Luço punon pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Enkela Vlora, Gjykata e Tiranës

Bashkëshorti Qemal Vlora punon pranë Agjencisë së Parqeve në Bashkinë e Tiranës.

Ervin Pollozhani, Gjykata e Tiranës

Bashkëshortja Anita Pollozhani punon pranë QSUT.

Fatri Islamaj, Gjykata e Tiranës

Bashkëshortja Matilda Islamaj punon pranë QSUT.

Fida Osmani, Gjykata e Tiranës

Bashkëshorti Endrit Osmani pranë Gjykatës Kushtetuese

Vajza Marsila Osmani punon pranë Kuvendit të Shqipërisë dhe Fakultetit të Drejtësisë.

Flamur Kapllani, Gjykata e Tiranës

Bashkëshortja punon pranë Dhomës së Avokatisë në Tiranë.

Flojera Davidhi, Gjykata e Korçës

Bashkëshorti Kujtim Bunga punon pranë ALUIZNI në Korçë

Adriatik Llalla, Prokuror i Përgjithshëm

Bashkëshortja Ardjana Llalla Përgjegjëse Sektori pranë ISKSH.

Petrit Fusha, kryetari i Prokurorisë së Tiranës

Bashkëshortja Sanije Bulku punon pranë Bashkisë së Tiranë

Djali ka punuar përkohësisht si specialist pranë DPSHTRR

Adnand Xhelili, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja e tij Mirela Xhelili punon pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

Arben Pasha, prokuror

Bashkëshortja e tij punon si Inspektore pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, Gjirokastër.

Adriano Dyrmishi, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja e tij Jonida Dyrmishi punon pranë Ujësjellës Kanalizime Tiranë.

Adriatik Cama, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja e tij Alma Cama punon pranë shkollës ?Ali Demi?.

Afërdita Ndoi, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshorti i saj Gentian Ndoj punon në Policinë e Shtetit.

Isuf Demirneli, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja Majlinda Demirneli punon pranë Agjencisë së Akreditimit të Universiteteve Publike në MAS.

Alket Mersini, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja e tij Mirela Mersini punon pranë Fakultetit Ekonomik Tiranë

Ardian Ylli, Prokuroria e Durrësit

Bashkëshortja Mirela Ylli Drejtore e Bibliotekës Publike Durrës.

Djali i tij punon pranë Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë.

Artur Ismajlukaj, Prokuroria e Tropojës

Bashkëshortja e tij Eva Ismajlukaj punon si Drejtoreshë Shkolle.

Dritan Prençi, Prokuroria e Kukësit

Bashkëshortja e tij punon pranë QSUT.

Urim Buci, Prokuroria e Dibrës

Bashkëshortja e tij Suela Buci punon pranë AKBN.

Anila Pappa, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshorti Vasil Pappa punon në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë.

Arban Allajbeu, Prokuroria e Beratit

Bashkëshortja Etjona Allajbeu, Drejtoria Arsimore Berat.

Arben Nela, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja Brunilda Nela, Ministria e Transportit.

Ardian Braho, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja Esmeralda Braho, Drejtoria e Licencimit dhe Gjendjes Civile, Bashkia e Tiranës.

Arian Përmeti, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja Alma Përmeti punon në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

Besnik Cengu, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja, Fllanza Cengu, Qendra Shëndetësore në Kamëz.

Djali Rubin Cengu punon pranë Shtypshkronjës së Letrave më Vlerë.

Djali tjetër Arjan Cengu punon pranë ZVRPP në Tiranë.

Armand Gurakuqi, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja Eglantina Gurakuqi punon pranë UKT.

Artan Lulaj, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja Flora Lulaj punon si financiare në Gjykatën e Apelit Tiranës.

Bilbil Mete, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja Rajmonda Mete punon pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Bujar Hoxha, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja Hamide Hoxha punon pranë Drejtorisë Arsimore Tiranë.

Eugen Beci, Prokuroria e Krimeve të Rënda

Bashkëshortja punon pranë Bashkisë së Tiranës

Besnik Cani, drejtues i Prokurorisë Shkodër

Bashkëshortja punon si mjeke në Paskuqan Tiranë.

Adnan Xholi, drejtor i hetimit dhe ndjekjes penale

Bashkëshortja e tij punon si specialiste pranë Prokurorisë së Tiranës, 628 944 lekë.

Edison Ademi, drejtues i Prokurorisë Sarandë

Bashkëshortja Arkida Ademi punon tek enti i banesave Vlorë

Petrit Çano, kreu i Prokurorisë Krujë

Bashkëshortja e tij Majlinda Çano punon në Bashkinë e Lushnjes.

Vajza Ana Çano punon pranë Universitetit Ismail Qemali Vlorë.

Zeqir Hoxha, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja e tij Nazmie Hoda punon pranë ISSH Tiranë.

Suela Salavaçi, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshorti Besnik Muçmara shef sektori i shërbimeve të Policisë Gjyqësore.

Shpëtim Kurti, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja Vjona Kurti punon pranë poliklinikës numër 3 Tiranë.

Shpëtim Garunja, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja e tij punon pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Robert Kote, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja Diana Kote punon si specialiste edukimi pranë Institucionit të Veçantë Shëndetësor i të Burgosurve.

Përparim Hasa, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja Vjollca Hasa punon pranë Drejtorisë Arsimore Tiranë.

Ndini Tavani, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja Brunilda Tavani punon pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Naim Tola, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja Elona Tola punon pranë poliklinikës numër 8 Tiranë.

Mirela Zavalani, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshorti Elban Zavalani punon pranë Policisë Gjyqësore Tiranë.

Marjeta Zaimi, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshorti Belul Zaimi punon si ekspert pranë Gjykatës së Laçit.

Djali Sigi Zaimi punon pranë ZQRPP Tiranë.

Ledina Lera, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshorti Nikolla Lera punon pranë Ministrisë së Financave dhe OSSH, më parë pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes.

Kudusi Shahu, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja Ermenita Shahu punon pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

 





Lajmet e fundit nga