web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-deputeti i PS kërcënoi me armë ish-gruan/Si ndodhi sherri në makinë

18 Gusht 2017, 16:43, Aktualitet CNA

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i ish-deputetit të Partisë Socialiste.

Policia e Elbasanit bën me dije se ish-deputeti është vënë në pranga në lagjen ?5 Maji?, teksa po lëvizte me automjetin e tij tip ?Hamer?,me targa PE2505A.

Uniformat blu sqarojnë se ish-deputeti dyshohet të ketë kanosur me fjalë dhe me armë zjarri ish-bashkëjetuesen e tij, shtetasen E. T., 38 vjeç, banuese në Elbasan.

Njoftimi i policisë:

Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen ?5 Maji? me automjetin e tij tip ?Hamer? me targa PE2505A dyshohet të ketë kanosur me fjalë dhe me armë zjarri ish- bashkëjetuesen, shtetasen E.T., 38 vjeçe banuese në Elbasan.
Gjatë kontrollit të mjetit, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Një armë zjarri pistoletë me gjashtë fishekë model 9mm të vendosur në krëhërin e saj.
Arma e zjarrit së bashku me automjetin janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja” dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit? parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal./CityNews





Lajmet e fundit nga