web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohen aferat e pista të Denar Bibës me firmën e PS/Çfarë i nxorën kamerat e fshehta

18 Gusht 2017, 15:55, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër ish-kreun e KQZ, Denar Biba, duke e cilësuar atë si eksponent të vjedhjes dhe korrupsionit.

Në rrjetet sociale, Berisha publikon mesazhin e një juristi, i cili denoncon aferat e mëdha korruptive dhe vjedhjet e Bibës me firmën e PS ?Albdesign? në porositë e fletëve të votimit dhe blerje autobusi.

Më tej, në denoncim thuhet se Denar Biba është shkarkuar nga drejtues i komisionit të shqyrtimit të ankesave të prokurimieve, pasi kamerat e fshehta e kapën atë në afera të pista, gjobëvënie, por dhe gjëra të tjera që u mbajtën të fshehta kundrejt ryshfetit të madh që i dha Rama.

Denoncimi i plotë:

Denar Biba, eksponent i vjedhjes dhe korrupsionit!
Juristi dixhital denoncon:
Denar Biben, ish kryetar i KQZ, aferat e medha korruptive, vjedhjet e tij me firmen e PS “Albdesign” ne porosite e fleteve te votimit si dhe blerje autobuzi!
Denar Biba eshte shkarkuar nga drejtues i komisionit te shqyrtimit te ankesave te prokurimeve, pasi kamerat e fshehta e kapen ate ne afera te pista, gjobvenie por dhe gjera te tjera qe u mbajten te fshehta kundrejt ryshfetit te madh qe i dha Norieges!
I bej thirrje prokurorise te nise menjehere hetimet per kete person te njohur te botes se vjedhjeve dhe korrupsionit!
Lexoni mesazhin e juristit dixhital te KQZ. sb
“Pershendetje Doktor. Jam jurist ne drejtorine juridike ne Kqz prej 2009. Per vertetine e emrit dhe nr e cel mund ta komformoni nga ….. Ish kryetari i kqz Denar Biba ka bere masaker me tenderat ne kqz. Me procedur me negocim qe i ka mar vetem nje firm te gjitha ne kundershtim me ligjin Albdesign psp. Kjo firme njihet si shume e afert me PS dhe ne zgjedhjet e kaluara ka bere gjithe fushaten e Erion Velise Njoftimet i ke dhe ne buletin e prokurimit publik. Pervec procedures qe eshte flagrante; dhe mallrat qe kan ardh jane ne kundershtim me vendimet e kqz. Psh. Kode e sigurise qe mbyll kutite e votimit me vendim kqz jane diametri 1.8 Denari i ka sjell 1.4 me te njejten cmim qe paguhet per 1.8. Ka probleme ne bojen mstrikulluese per ngjyren . Nga e zeze qe duhet e ka sjell vjollc. Ka probleme ne reklamat fleten e votimit etjjj. Po ben masaker me cmimin e fletes se votimit. Me te njejtin cmim qe ka blere formatin A3 po paguhet A4. Te gjitha keto i ka nenshkruar Denar Biba. Per te mos thene qe ka marre me qera nje atobus qe duhet te ishte shume modern dhe punetoret i transporton ne Lynder me linjen e autobusit urban te linjes se kopshtit zoologjik. Nqs je i interesuar me thuaj qe te siguroj dhe dokumentacionin dhe provat. Me respek Endri. Te gjitha kto jan te verteta. I ke dhe me prova. Po pati , jo me anetaret verifikemet se dalin llafet. Nqs ju, ju sherben ballafaqimi me kedo , jam gati.”/CityNews





Lajmet e fundit nga