Operacion antidrogë në Malësinë e Krujës, Krujë dhe Thumanë
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Në qytezën irlandeze Dooagh në ishullin Achill banorët i gëzohen sot rikthimit të plazhit, që u zhduk papritur 30 vjet më parë. Plazhi me rërën e rikthyer josh sërish më shumë turistë në këtë qytezë.
Atlantiku është i ashpër përreth ishullit Achill, në perëndim të Irlandës. Deti, thonë vendasit, karakterizon gjithçka këtu. Ata krenohen me plazhet dhe shkëmbinjtë e tyre, që janë më të thepisurit në Europë. E veçanërisht banorët e Achill krenohen për plazhin në qytezën Dooagh. Disa bëjnë fjalë sot për një mrekulli, që plazhi i zhdukur papritur para 30 vjetësh u rishfaq sivjet pak muaj më parë. Pikërisht në vendin e dikurshëm, që për tri dekada përbëhej vetëm nga shkëmbinj dhe gurë. Në vitin 1984 stuhi të fuqishme nga Jugu bënë që rëra të tërhiqet prej ujit. Ky rajon i vogël përjetoi një shok asokohe.
Zhgënjimi për zhdukjen e rërës
John McNamara, një banor i moshuar i Dooagh-së kujton shokun e përjetuar asokohe:?Ajo çfarë mbeti ishin vetëm gurë. Panorama nuk ishte më e bukur – ne nuk mund të ambientoheshim me të. Po ashtu ne ishim të zhgënjyer, sepse ne në Dooagh nuk mund të konkuronim më me pesë plazhet e tjera të bukura këtu në Achill.”
Sivjet papritur pak para Pashkëve gurët sërish u mbuluan nga rëra: era e pazakontë e fuqishme që vazhdoi për ditë të tëra nga Veriu e risolli rërën. Qysh atëherë John McNamara vjen çdo ditë të shëtisë këtu. ?Këtu më kthehen kujtimet e fëmijërisë. Kur shëtis këtu, mendoj për ata që nuk janë më mes nesh në fshatin tonë. E pastaj oshëtima e detit, është krejt ndryshe kur dallgët përplasen në rënë e jo në shkëmbinj.”
Rëra rikthen turistët
Në zyrën e turizmit të ishullit Sean Molloy dhe Emmet Callaghan i konsiderojnë këto kohë sot si historike. Ne e dimë, që gjatë 200 viteve të shkuara plazhii është zhdukur disa herë dhe është shfaqur sërish, thonë ata. Imazhet nga viti 1890 tregojnë, se nuk ka pasur plazh me rërë, por vetëm gurë. Sa kohë do të qendrojë kësaj radhe? Askush nuk e di. Sean dhe Emmet bëjnë sa të munden fotografi për të dokumentuar kohën e plazhit sot. Dhe ata duan të tërheqin sa më shumë turistë. Qëkurse plazhi është kthyer, është rritur numri i vizitorëve. Në fshat ata tregojnë, se kinezët pyesin për mrekullinë e plazhit të kthyer. Turizmi është krahas bujqësisë një burim i rëndësishëm të ardhurash prej dekadash në këtë zonë. Sean Malloy, menaxher turizmi në ishullin Achill, thotë: ?Në vitet 50, 60 dhe 70 këtu në plazh u hapën disa hotele, restorante e pube. Vizitorët donin të ishin sa më afër plazhit. Kur ai u zhduk, në të gjithë fshatin ekonomia pësoi rënie. Ndërsa tani plazhi është sërish i pranishëm, kjo është një mrekulli.”
Banorët në Achill e mbështesin njeri-tjetrin dhe kalojnë së bashku kohën e lirë nëpër pube, por të moshuarit i shqetëson fakti, që të rinjtë largohen nga ishulli. Sidoqoftë John McNamara ashtu si dhe shumë të tjërë tani i varin shpresat tek plazhi i rikthyer, që e bën të njohur ishullin e tij në skajin më perëndimor të Europës dhe i jep fshatit të tij besim për të ardhmen.
Kryeministri Edi Rama është ndalur pasditen e sotme në Qarku...
Gjuha, territori, historia e kultura janë elementët bazikë q...
A e dini se çfarë është E621 ose monosodium glutamate, MSG? ...
Një tjetër pushues ka humbur jetën sot në bregdetin shqiptar...
Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një parashikim mbi të ardhm...
Më 13.3.1997 objekti shtetëror në Krrabë të Tiranës ku ruhej...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka nd...
Ish-kryeministri Sali Berisha i ëhtë drejtuar me një thirrje...
Po, po, edhe si tërmeti i vitit 1967 -na thotë. Shkon dhe më...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi pak k...
Doganierët e Barit në kuadrin e një operacioni kundra financ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako ka inspektuar ...
Diferenca e moshës mes çiftit në një lidhje apo martesë, ka ...
Një situatë e pakëndëshme ka ndodhur me një gazetare në një ...
Deputeti Eduart Ndocaj ka bërë një aksident në Parma të Ital...
Pa u shpikur smartphonët , ju mund të zbulonit lehtësisht në...
Agjencia Qendrore e Inteligjencës amerikane, CIA, ka publiku...
Kryeministri i vendit, Edi Rama pas 4 vitesh bashkëqeverisje...
Një hapësirë e pyjore është përfshirë nga flakët mesditen e ...
Fatmir Mediu, aleati më i ngushtë i kreut të PD ka dhënë dhë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...