web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Importoi 540 kg kokainë/ “Koka” e drogës dënohet me 17 vite burg

7 Gusht 2017, 17:35, Aktualitet CNA

Një 30-vjeçar shqiptar është dënuar me 17 vite burg nga një gjykatë britanike. Klodian Copja ishte koka e një rrjeti të madh të shpërndarjes së kokainës dhe u shpall fajtor për 3 akuza: shpërndarje droge e Klasit A, Klasit C, si edhe importi i drogës i Klasit A.

Policia angleze zbuloi një rrjet të shpërndarjes së kokainës në Britani gjatë periudhës prill 2013-korrik 2015, nga ku u bë i mundur edhe identifikimi i shqiptarit Klodian Copja si edhe prangosja e tij.

Hetimet zbuluan se ky rrjet kishte importuar përafërsisht 540 kilogramë kokainë, me vlerë rreth 23 milion paund, përpara se të ndaloheshin./CityNews





Lajmet e fundit nga