web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarret në të gjithë Shqipërinë/ Zv.ministri i Mbrojtjes tregon situatën më të rrezikshme

7 Gusht 2017, 16:24, Aktualitet CNA

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka dhënë një intervistë ditën e sotme në studion e News24, ku ka komentuar situatën e zjarreve që kanë përfshirë vendin.

Duke thënë se 3000 forca janë angazhuar për të vënë në kontroll situatën, Koçi gjithashtu ka treguar edhe cila ka qenë situata më e rrezikshme, ku është ndërhyrë për të shuar flakët e zjarrit.

?Ka shumë situata të rrezikshme, ku është ndërhyrë. E vështirë është situata e krijuara në Dukat, sidomos në malin e Çikës. Kanë qenë temperatura shumë të larta në zonë, deri në 45 gradë, dhe punonjësit e ushtrisë kanë vepruar në kushte të vështira. Ndërhyrjet e ushtrisë për zjarret kanë qenë në 9 qarqe?, tha ai./CityNews





Lajmet e fundit nga