web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestohen zjarrfikësit abuzues/ Shpiknin zjarre për të përfituar para

7 Gusht 2017, 17:24, Aktualitet CNA

 

Skandali i përfitimeve nga zjarret e sajuara është abuzimi më i ri me detyrën e zjarrfikësve.  Anëtarët e një skuadre vullnetare zjarrfikësish në Itali u vunë në pranga nga policia pasi dyshohet se sajonin zjarre të qëllimshme në ishullin e Sicilisë.

Raportimi vjen nga ?La Repubblica? e cila shkruan se në grupin e zjarrfikësve vullnetarë prej 15 anëtarësh është arrestuar njëri prej tyre, ndërkohë që 14 zjarrfikësit e tjerë janë duke u hetuar, pasi ka dyshime të arsyeshme se kanë shfrytëzuar detyrën për të përfituar vlera monetare të paligjshme.

Të dyshuarit paguheshin 10 euro në orë në raste të emergjencave. Rasti u zbulua pasi drejtuesi i forcave zjarrfikëse të Raguzes vuri re ndërhyrje të pazakonta të ekipit të tij. Italia e Jugut është përballur këtë verë me zjarret më të mëdha të 10 viteve të fundit, ku u dogjën mijëra hektarë pyje dhe shkurre./CityNews





Lajmet e fundit nga