web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zogaj i përgjigjet deputetit socialist/ Shitblerja e votave nuk është problem fshati

7 Gusht 2017, 17:00, Aktualitet CNA

Preç Zogaj i ka kthyer përgjigje deputetit socialist, Pjerin Ndreu pas thirrjes që ky i fundit i bëri publikisht për të treguar votat që ka marrë në fshatin e tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Zogaj shkruan se të gjitha votat mund të gjenden në faqen e KQZ nga kushdo, si edhe ka shtuar se çështja e shitblerjes së votës nuk është një problem fshati, por problem kombëtar.

Postimi i plotë:

?Po mundohesha t?i dergoja nje pergjigje ne adresen e tij ne fb deputetit te qarkut te Lezhes,Pjerin Ndreu,por nuk hyja dot, ndoshta ngaqe nuk jemi miq ne kete rrjet.

Po I shkruaj nga adresa ime me shprese se dikush do tja beje me dije.

Duke replikuar me nje paragraf te intervistes sime botuar ne revisten MAPO dhe ribotuar nga disa gazeta dhe portale,Pjerini me drejtohet mua ?trego votat qe ke marre ne fshatin tend?.

Nuk eshte nje menyre elegante kjo, fare mire Pjerini dhe kushdo mund ti gjeje ato vota ne faqen e KQZ, Qarku Lezhe,komuna Kolsh,kutite e votomit 726 dhe 726/1 qe I perkasin fshatit Manati prej nga jam une.Ne kete fshat PD ka marre 276 vota,PS 180 vota,LSI 60 vota PDIU 33 vota e tjere.Pjerini duhet ti dije keto shifra dhe nuk e di perse mi kerkon mua.

Per te tjerat dua te theksoj se ceshtja e shitblerjes se votes ne zgjedhjet e 25 qershorit nuk eshte nje problem ?fshati im,fshati yt?,por nje problem I madh kombetar.

Ne intervisten time jam ndalur te fakti I fakteve, shvleresimi I euros me tre leke gjate fushates elektorale, fakt kokeforte I tregut.

Le tu shpjegoje shqiptareve kryeministri dhe ekspertet e tij c?eshte kjo cudi,sa euro duhet te injektohen ne tregun tone ne harkun e nje muaji per te cuar ne kete zhvleresim qe nuk e arrin as sezoni me i supersuksesshem turistik( shiikoni si po forcohet euro pas zgjedhjeve kur edhe startoi realisht sezoni turistik!!!).

Perndryshe,nese nuk kane nje shpjegim ekstazgjedhor,duhet te mbajme shenim se blerja e zgjedhjeve eshte investimi me I madh I qeverise se koalicionit ?Rama nje? gjate kater viteve.

Ky eshte problemi qe vetem sa eshte cekur,por investigimi I kesaj maskarade nga forcat brenda vendit dhe nga partneret e huaj do te vije shpejt,nga maja deri ne fund te piramides,ne fshatin me te fundit.

Asnje demokraci dhe asnje qytetar me formim demokratik nuk mund te pajtohet me shkaterrimin e zgjedhjeve te lira.Pa te cilat nuk ia vlen te jetohet?, shkruan Zogaj./CityNews





Lajmet e fundit nga