web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërthimi tragjik në Velipojë/ Vajza e pronarit postime prekëse në rrjetet sociale, foto

7 Gusht 2017, 17:10, Aktualitet CNA

 

Pas shpërthimit të fuqishëm në Velipojë disa ditë më parë, kanë ndërruar jetë në spital pronari i lokalit, Besnik Zenunaj, si edhe djali i tij, Hektor Zenunaj.

Besniku ishte personi i parë që u përshi nga flakët në bodrumin e lokalit, ku ndodhej edhe çisterna e gazit. Ai u transportua menjëherë në spital, por nuk arriti t?i mbijetonte plagëve të marra, duke ndërruar jetë vetëm pak orë pas ngjarjes.

Po të njëjtin fat pësoi edhe djali i tij, 33-vjeçar, Hektor Zenunaj, i cili  ndërroi jetë sot në një klinikë në Turqi.

Dhimbjen më të madhe për këtë humbje të madhe po e ndjen vajza e pronarit, Brikena, e cila mori dy lajme tronditëse pothuajse në të njëjtën kohë.

Në rrjetet sociale, ajo ka publikuar disa tekste prekëse për babanë dhe vëllain e saj. Ndërkohë, disa muaj më parë, Brikena kishte humbur edhe nënën./CityNews





Lajmet e fundit nga