Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kontrolli i Lartë i Drejtësisë ka kallëzuar në Prokurori ish-Drejtorin dhe 3 ish-përgjegjës sektori të Drejtorisë së ALUIZNI-t në Korçë.
Sipas njoftimit për shtyp, mësohet se kallëzimi i tyre ka ardhur sepse fondi i kompensimit të ish-pronarëve kishte një mungesë prej 57 milionë lekësh, si edhe kanë kryer disa legalizime në zona të ndaluara nga ligji.
Njoftimi i plotë:
Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr. 222/1, datë 03.03.2017, ka përfunduar auditimin në Drejtorinë Rajonale të Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI), Qarku Korçë, me objekt: ?Auditimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë financiare për periudhën Mars 2015- Mars 2017?.
Me Vendimin nr. 72, datë 30.06.2017 të Kryetarit të KLSH-së është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe për përmirësimin e gjendjes, duke i rekomanduar me shkresën nr. 222/8 datë 30.06.2017 Drejtorisë Rajonale të Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, Qarku Korçë masa me karakter organizativ dhe shpërblimin e dëmit të shkaktuar në vlerën totale 57 milion lekë.
Nga ky auditim, u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsish të zbatimit të dispozitave ligjore në fuqi, duke cënuar interesin publik, që konsistojnë në legalizime të paligjshme, si dhe shkelje në pranimin dhe administrimin e dokumentacionit tekniko- ligjor në miratimin e lejeve të legalizimit, ndër të cilat më kryesoret janë:
– Në 375 raste, në marrjen e vendimeve në kualifikimin e objekteve informal, ka dërguar pranë Bashkive në rang Qarku, vetëm shkresën për llogaritjen e pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë, pa marrë konfirmim mbi pagesën e kryer, për dalje me vendim kualifikimi, duke krijuar një mungesë të ardhurash ne buxhetin e shtetit në vlerën 38,506,651 lekë.
– Drejtoria e ALUIZNI-t Qarku Korçë nuk ka dokumentacion shkresor për skualifikimin ose jo të 869 objekteve, të ndërtuara në zonën historike, arkeologjike apo turistike, si dhe nuk disponon dokumentacion për informimin e Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t Tiranë dhe institucionet e Pushtetit Vendor për këtë çështje.
– Në 23 raste është evidentuar një sipërfaqe parcelë ndërtimore brenda/jashtë vijës së verdhë e pa legalizuar prej 8207 m2(në total), me një vlerë prej 18,468,003 lekë, (çmimi i tregut referuar zonave kadastrale), duke shkaktuar mungesë të ardhurash në Buxhetin e shtetit për fondin e kompensimit të ish-pronarëve.
– Në 42 raste, legalizimi i objekteve informale është kryer në kundërshtim me dispozitat e ligjit të legalizimit dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, pasi:- në 3 raste, janë kryer legalizime të objekteve pa respektuar distancat nga brigjet, ku sipas dokumentacionit disponibël në dosje, si genplani, harta dixhitale e paraqitur, rezulton se objektet ndodhen në ne një distancë prej buzës së lumit me pak se 100 metrash veprime këto në kundërshtim me Ligjin Nr. 8093, datë 21.03.1996 ?Për rezervat ujore?, neni 2, pika 5. VKM nr. 280, date 01.04.2015 ?Për përcaktimin e kritereve, procedurave e dokumentacionit të zbatueshëm për të kualifikuar ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi, në ndërtime me leje? pika 4;
– në 3 raste, janë kryer legalizime të objekteve pranë kanaleve kulluese dhe brezit mbrojtës të tyre pa marrë më parë konfirmimin nga autoriteti ujit për respektimin e distancave, veprime këto në kundërshtim me Ligjin Nr. 8093, datë 21.03.1996 ?Për rezervat ujore?, dhe VKM nr. 280, datë 01.04.2015 ?Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e dokumentacionit të zbatueshëm, për të kualifikuar ndërtime pa leje, shtesa anësore dhe /ose në lartësi në ndërtimet me leje?, ndryshuar me VKM nr. 756, datë 26.10.2016 dhe ligjit nr. 8518, datë 30.7.1999, ?Për ujitjen dhe kullimin?, të ndryshuar, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij;
-në 17 raste, janë kryer legalizime të objekteve pa respektuar distancat nga rrugët nacionale e urbane ku sipas dokumentacionit disponibël në dosje, si genplani, harta dixhitale e paraqitur, rezulton se objektet ndodhen në ne një distancë prej buzës rrugës nacionale me pak se përcaktimet ligjore, në kundërshtim me Ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 ?Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje?, të ndryshuar, VKM nr. 438, date 28.06.2006 i ndryshuar,e i ç?fuqizuar me VKM nr. 280, datë 1.4.2015 ?Për përcaktimin e kritereve, procedurave e dokumentacionit të zbatueshëm për të kualifikuar ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi, në ndërtime me leje? ,Ligjin Nr. 8378, datë 22.07.1998 i ndryshuar ?Kodi rrugor në Republikën e Shqipërisë?, VKM nr. 153, date 07.04.2000 ?Për miratimin e rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor në Republikën e Shqipërisë?;
-në 10 raste, gjithsej për 4573.3 m2, sipas dokumentacionit të pronësisë lëshuar nga ZVRPP, parcela ndërtimore e zënë, ndodhet e regjistruar në pasurinë e llojit ?Arë, pyll?, zona informale këto të pamiratuara nga KRRTRSH/KKT. Pra legalizimi është kryer në zona ?Territore të tjera?, për të cilat nuk ka gjetur zbatim të neneve 10, 11, 14, të ligjit nr. 9482, datë 03.04.2006 ?Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje?, të ndryshuar,duke ndryshuar zërin kadastral, regjimin e tokës në llojin e pasurisë ?Truall?;
– në 2 raste objektet e legalizuara janë aktualisht me statusin e territorit publik( oborre shkollash).
– në 1 rast u konstatua se me leje legalizimi për objektin ?Godinë e kombinuar 3 kat me papafingo? Planimetria e hartuar nuk përputhet me skicën fushore në përmasat e objektit.
– në 2 raste, janë kryer legalizime të objekteve pranë linjave të tensionit të lartë dhe shtyllave së tensionit të lartë, veprime këto në kundërshtim me Ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 ?Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje?, i ndryshuar,
– në 1 rast u konstatua se proceduesi kompani private ka marrë leje legalizimi për parcelën ndërtimore 451 m2 dhe 10.24 m2 sipërfaqe ndërtimi, ku është konstatuar se nuk ka sipërfaqe ndërtimi të ndërtuar në ketë pikë karburanti, por një kjoskë te lëvizshme dhe të paligjshme me truallin;
– në 1 rast proceduesi ?J. G.T?ka mare lejen e legalizimit, ku konstatohet se ka objekt tjetër objekt ndihmës ekonomik, i cili nuk i është legalizuar dhe nuk ka as një dokument për ndjekje procedurash të tjera për objektin ndihmës të pa legalizuar;
– në 1 rast proceduesi ?N.Z.P? është pajisur me lejen e legalizimit , ku sipas dokumentacionit të administruar në dosje objekti ka vetëm një kat nën toke dhe kati përdhe ka vetëm blindat dhe është në proces ndërtimi, veprim në kundërshtim me ligjin nr. 9482, datë 03.04.2016 ?Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje? nenin 3;
– në 1 rast proceduesi ?A. R.J” është pajisur me lejen e legalizimit për objekt informal dy kate dhe në dosje nuk administron dokumentacion për pronësinë e parcelës ndërtimore, por vetëm Akt i Marrjes se Tokës në Pronësi me nr. 6556, dokument i AMTP fotokopje i pa firmosur nga proceduesi me korrigjime te shumta dhe te palexueshme pa përshkruar sipërfaqet në total.
-Në 13 raste, Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Korçë nuk ka vepruar duke lëshuar lejet e legalizimit, megjithëse kanë përfunduar të gjitha procedurat e verifikimit dhe plotësimit të dosjeve, ka dalë VKM për kalim pronësie, janë lidhur kontratat e kalimit të pronësisë, për të cilat janë kryer pagesat e llogaritura të truallit të poseduar.
-ALUIZNI Korçë, nuk ka respektuar afatet ligjore në ngritjen e padive gjyqësore për shlyerjen e detyrimeve të subjekteve, në zbatim të rekomandimeve të lëna nga KLSH, pasi paditë janë bërë me vonesa nga 1 vit deri në 2 vite nga përfundimi i afatit e njoftimit për ekzekutimin vullnetar.
Për këto shkelje dhe për shumë të tjera, me shkresën Nr. 222/9 datë 06/07/2017 KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për I.B, me detyrë ish drejtor, N.L, ish përgjegjës i sektorit të hartografisë dhe sektorit të legalizimit, si dhe për T.K dhe D.Q, ish përgjegjësa të sektorit të legalizimit, për konsumim të elementëve të veprës penale të ?Shpërdorimit të detyrës?, neni 248 i Kodit Penal./CityNews
Një banesë është përfshirë nga flakët vetëm pak minuta më pa...
Vetëm pak ditë më parë, dy ministrat e Lulzim Bashës në qeve...
Në qytetin e Maminasit janë djegur dy makina, duke rrezikuar...
Kreu i një bande të rrezikshme në Angli është dënuar nga Gjy...
Për ata që thonë se ai nuk është i interesuar të garojë për ...
Në një atmosferë pozitive, Ministri i Punëve të Jashtme Ditm...
Misteret u zbuluan. Nivelet u arritën. 10 elementet e fshehu...
Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se korrupsioni shqiptar ...
Mediat franceze kanë “zbuluar” këtë vit Shqipërinë dhe nuk n...
Partia Demokratike prej gati dy javësh ka kryetarin e rizgje...
Në një artikull të gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar vendim...
Akademia e Shkencave, njëri nga institucionet elitë të vendi...
Ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, ka pezulluar dorëheqj...
Agjencia e lajmeve ruse, “Sputnik” në një shkrim të sajin bo...
Bashkia e Tiranës ka nisur punën për prishjen e shatërvanit ...
Disa mendojnë se vizat e dorës kanë të bëjnë me karakterin e...
Policia e Elbasanit ka ushtruar në kontroll në lagjen “Dyli ...
Emergjencat Civile njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit der...
Deklasifikimi nga Arkivat Kombëtare Amerikane javën e kaluar...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...