web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas akuzave të Ramës, kallëzohet penalisht Drejtori i Spitalit / KLSH: 264 milion lekë dëm buxhetit të shtetit

1 Gusht 2017, 13:34, Aktualitet CNA

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori Drejtorin e Spitalit Psikiatrik të Vlorës dhe i ka propozuar Ministrit të Shëndetësisë shkarkimin e tij, thuhet në njoftimin zyrtar të këtij institucioni.

Reagimi i KLSH ka ardhur një ditë pas akuzave të forta të kryeministrit Rama i cili ka kërkuar edhe dorëheqjen e drejtorëve të spitaleve në të gjithë Shqipërinë, përjashto ata në kryeqytet.

KLSH ka zhvilluar një auditim të përputhshmërisë dhe rregullshmërisë së veprimtarisë ekonomiko-financiare në Spitalin Psikiatrik ?Ali Mihali?, Vlorë, ku ka vërejtur shkelje të mëdha financiare të drejtorit të këtij spitali.

Nga vëzhgimet janë vërejtur një sërë shkeljesh ligjore ndër të cilave edhe ?shpërdorim detyre?.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit veprimet e jashtëligjshme të shtetasit K.Ll. me detyrë Drejtor i Spitalit Psikiatrik, Vlorë, i kanë shkaktuar 26.4 milion lekë buxhetit të shtetit ndërsa dëmi ekonomik i mundshëm në të ardhmen(nga vijimi i zbatimit të kontratave problematike) shkon në 31,3 milionë lekë./CityNews





Lajmet e fundit nga