web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rilidhën energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme/ Prangosen 2 korçarë, emrat

30 Korrik 2017, 10:08, Aktualitet CNA

Policia e Korçës ka arrestuar dy shtetas, pasi dyshohet se kanë rilidhur energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme.

Nga njoftimi për shtp i policisë, mësohet se janë prangosur shtetasit Erjon Hëna, 35 vjeç, banues në fshatin Vloçisht-Maliq dhe Gëzim Kupe, 32 vjeç, banues në Vashtëmi-Maliq.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Vjedhja e energjisë elektrike” parashikuar nga neni 137 i Kodit Penal.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :

Erjon Hëna, 35 vjeç, banues në fshatin Vloçisht-Maliq dhe

Gëzim Kupe, 32 vjeç, banues në Vashtëmi-Maliq.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 29.07.2017, këta shtetas në lagjen nr 10 në Korçë, dyshohet se kanë kryer rilidhje të energjisë elektrike, në mënyrë të paligjshme, për llogari të një televizioni kabllor, tek i cili këta shtetas punonin respektivisht si elektriçist dhe operator.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Vjedhja e energjisë elektrike” parashikuar nga neni 137 i Kodit Penal./CityNews





Lajmet e fundit nga