web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Detajet- Si u ekzekutua babai i 3 fëmijëve në Vlorë/Dy vite më parë i vranë nipin

30 Korrik 2017, 20:05, Aktualitet CNA

Të tjera detaje vijojnë të dalin në dritë për atentatin që tronditi mbrëmjen e sotme qytetin e Vlorës. Një breshëri plumbash i mori jetën një 36-vjeçari, teksa ishte jashtë ambienteve të një lokali.

Sipas ?Balkanweb?, i vdekur ka mbetur 36-vjeçari Renato Omeri, babai i 3 fëmijëve dhe që ndryshe si “Reni”.

Të riut i është dhënë ndihma e menjëhershme, por s?ka mundur t?iu mbijetojë plumbave të marrë, duke ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Dyshohet se vrasja ka lidhje me një ngjarje tjetër kriminale të ndodhur dy vite më parë, në afërsi të portit të Durrësit, ku ka mbetur i vdekur nipi i viktimës, që jetonte pikërisht në pallatin ku sot në mbrëmje kanë ekzekutuar ?Renin?. Në vrasjen e nipit dyshohet se Renato ka qënë dëshmitar.





Lajmet e fundit nga