web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kapet në shtrat me të dashurin në sy të fëmijëve/ Flet burri emigrant: Kërkova unë të filmohej

28 Korrik 2017, 15:11, Aktualitet CNA

Një ngjarje e ditës së sotme ka tronditur qytetin e Shkodrës ku një grua është kapur në shtart me të dashurin duke kryer marrdhënie në sy të fëmijëve të mitur.

Bashkëshorti i saj nga Amerika ka folur për emisionin ?Me zemër të hapur?, në Neës24 menjëherë pas publikimit të videos.

Peri Nacaj, burri emigrant nga Kamica e Koplikut  ka kërkuar që fëmijët të kthehen te gjyshërit e tyre dhe gruaja të procedohet penalisht. Ai ka rrëfyer se ideja e filmimit ishte e tija, pasi kishte dyshuar me kohë për tradhëtinë e bashkëshortes së tij.

Biseda e plotë:

Si i keni pasur marrëdhëniet para se të largoheshit 4 vjet më parë në SHBA?
Para se të ikja në SHBA kam pasur marrëdhënie të mira, normale, të qeta. Komunikonim normalisht. Nuk kishim probleme.

A keni dyshuar para se të largoheshit për tradhti?
Jo, s?kam pas dyshime. Më pas më kanë lindur dyshimet pasi ika sepse sa herë i bija telefonit e gjeja të zënë. Thoshte ?jo po flisja me vëllain?, ?me këtë? e ?me atë?.

Çfarë kërkoni nga Gjykata?
Vetëm drejtësi. Kërkoj dënimin e saj, të shkojë në burg dhe fëmijët të kthehen në shtëpi.

E kujt ishte ideja për vendosjen e kamerave?
Ideja ishte e imja./CityNews





Lajmet e fundit nga