web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I ndërpret fjalën të moshuarës/Rama i mbyll gojën drejtorit të Hipotekës: E dhe dorëheqjen?!

28 Korrik 2017, 16:45, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një dëgjesë me qytetarët e Gjirokastrës, duke dëgjuar problemet dhe hallet e tyre të shumta.

Teksa një grua e moshuar po i tregonte kryeministrit problemin e saj, ndërhyri drejtori i Hipotekës së Gjirokastrës, duke pretenduar të kundërtën e saj.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramës, i cili e pyeti drejtorin Meleq Karabina, nëse dha dorëheqjen, të cilën ia kërkoi një ditë më parë, bashkë me kolegët e tij në të gjithë vendin.

Rama-drejtorit: E dhe dorëheqjen?! Lëre të flasë, qytetarja e mbron vetë çështjen më mirë, mos fol ti./CityNews





Lajmet e fundit nga