web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentoi të vriste aktorin/ Arrestohet autori i atentatit të mbrëmshëm

21 Korrik 2017, 09:43, Aktualitet CNA

Vetëm pak orë pas atentatit të djeshëm pranë shkollës ?Partizani?, policia ka bërë të mundur kapjen e autorit.

Mësohet se autori është Miklar. T 31 vjeç. 31- vjeçari ka qëlluar mbrëmjen e djeshme rreth 8 herë mbi Mishel Manokun, dy prej plumbave kapën në trup 26- vjeçari.

Mendohet se shkak për këtë atentat është ndonjë konflikt mes dy të rinjt, por policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Manoku është një person me precedent penal. Ai rezulton të ketë disa identitete, Mishel Manoku, Mishel Prela por edhe Edison Delia. Ai ka qenë i  dënuar me 4 vite burg për plagosje dhe kundërshtim të uniformave blu.

Aktualisht ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën./CityNews





Lajmet e fundit nga