web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama paralajmëron nga Lezha shkarkimin e një tjetër drejtori të rëndësishëm/ Denoncimi i qytetarit

20 Korrik 2017, 17:28, Aktualitet CNA

Kryeministri i vendit, Edi Rama në këto momente është ndalur në qytetin e Lezhës dhe po vijon dëgjesën em qytetarët e kësaj zone.

Në fillim të kësaj dëgjesë, fjalën e mori një djalë i ri, pronar i një biznesi dhe tha se ishte gjobitur në padrejtësi nga Tatimet.

I riu tha se kjo gjobitje nuk ishte aspak e drejtë dhe kërkonte një zgjidhje për shumën e madhe që duhet të paguante.

Pas kërkesës së djalit, Rama i tha se do ta shqyrtonte çështjen dhe nëse ai ka të drejtë, do t?i kërkohej falje dhe Drejtori i Tatimeve do të ikte nga puna.

?Do ta verifikojmë, nëse ju keni të drejtë, apo nëse Tatimet kanë të drejtë. Nëse ju keni të drejtë do ju kërkojmë falje dhe drejtori i Tatimeve do iki nga puna?./CityNews


20170720-190204 by revistaime





Lajmet e fundit nga