web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohet gruaja në Kinë/ Tentoi të kalonte ilegalisht 102 Iphone të fshehur në trup

20 Korrik 2017, 12:30, Aktualitet CNA

Përpjekja e guximshme e një një gruaje për të kontrabanduar 102 iPhone të lidhur rreth trupit të saj në Kinë ka dështuar.

Ajo u ndalua nga zyrtarët doganorë teksa përpiqej të hynte në qytetin Shenzhen të Hong Kongut.

Pajisjet Apple ishin fshehur nën shtresat e rrobave dhe të mbështjella me mbështjellëse plastike.

Oficerët e doganës, të cilët gjithashtu zbuluan 15 orë luksoze, filluan të dyshonin pasi vunë re format jo proporcionale të trupit të saj. Gjithashtu ata kishin vënë re se gruaja ishte veshur në mënyrë të pazakontë, raportohet nga mediat kineze.

Por pse duhet të kalohen iPhone në mënyrë ilegale kur ato prodhohen pikërisht në Kinë?

Është më e lirë të blesh iPhone në Hong Kong se Kinë, duke e bërë atë një biznes fitimprurës për kontrabandistët, raporton 9to5mac.

Një rrjet kontrabandë iPhone që punonte në Hong Kong, me vlerë rreth 60 milionë dollarësh, u zbulua në vitin 2012.

Në vitin 2014, një burrë u përpoq të kontrabandonte 94 iPhone me një kostum të forcave të armatosura përpara se zyrtarët doganorë të fillonin dyshonin për sjelljen e tij të çuditshme./CityNews





Lajmet e fundit nga