web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Rama thotë “Mirëmëngjes” nga Dhërmiu/Qytetarët i vërsulen keq: Turp, s’të kushton asgjë

16 Korrik 2017, 07:50, Aktualitet CNA

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka uruar ?Mirëmëngjes?, përmes një videoje të plazhit Dhërmi, Palasë dhe Gjipe

Ka mjaftuar kjo video që qytetarët të kujtojnë tragjedinë e djeshme, ku humbën jetën 4 të rinj. Qytetarët i janë vërsulur Rama, teksa i kanë kërkuar të bëjë diçka sepse nuk i kushton asgjë që të punësojë rojë bregdetare në të gjithë Shqipërinë.

?Merr ndonjë masë për bregdetin se po vdesin njerëz çdo ditë për mungesën e rojeve të plazhit, këto tre muaj nuk të kushton asgjë të punësosh 1.000 lifeguards në të gjithë Shqipërinë?, shkruan një komentues.

?Turp për shtetin shqiptar, dje humbën jetën katër rinj, nuk kishte asnjë roje bregdetare?, shkruan një tjetër komentues./CityNews





Lajmet e fundit nga