web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Task Forca ndërpret 74 lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm/Vendosen 16 gjoba

7 Korrik 2017, 12:39, Aktualitet CNA

Task-Forca ndërrmer aksionin për prerjen e lidhjeve të paligjshme dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për kursimin e ujit të pijshëm.

Në aksionin e ditës së djeshme në zonën e Yzberishtit, Babrrusë, Rr. ?Dhimitër Kamarda?, Rr. ?Ali Demi?, Rr. ?Kont Urani?, Rr. E ?Elbasanit?, Rr. ?Hoxha Tahsin?, zona e ish-Bllokut, Rr. ?Myslym Shyri?, Liqeni i Thatë, Rr. e ?Kosovarëve?, zona e ?Qyteti Studentit?, ish Parku i Autobusëve, si dhe në linjën e transmetimit të ujit të pijshëm DN 700 dhe DN 1000 , janë evidentuar një sërë rastesh të lidhjeve të paligjshme dhe përdorime të ujit të pijshëm për qëllime të tjera , si ujitje të tokave dhe të mbjellave bujqësore.

Ditën e djeshme është bërë verifikimi i 602 rasteve, duke ndërprë 74 lidhje. Gjatë verifikimeve në terren janë gjobitur 16 subjekte sipas parashikimit në ligj.

Bashkia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve t?u drejtohen organeve përkatëse për çdo rast denoncimi apo abuzimi.

Në dispozicion të qytetarëve janë vendosur edhe dy numra telefoni pa pagesë, 08004488 të Ujësjellësit të Tiranës dhe atë të Bashkisë së Tiranës 08000888, për të raportuar problemet e furnizimit me ujë të pijshëm apo për të denoncuar rastet e abuzimit./CityNews





Lajmet e fundit nga