web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Samiti G20 në rrezik/ "Shpërthejnë" protestat e ashpra! A do takohet Trump me Putin?

7 Korrik 2017, 11:14, Aktualitet CNA

Policia dhe protestuesit kundër samitit të G20 u përplasën për të dytën ditë radhazi, teksa liderët botërorë u mblodhën në Hamburg, Gjermani.

Policia po përpiqet të mbajë nën kontroll grupe të vogla protestuesish anti-kapitalistë, të cilët kanë si qëllim ndërprerjen e samitit, ku Presidenti Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, do të takohen për të parën herë.

Policia e Hamburgut tha se një prej helikopterëve të tyre ishte në shënjestër nga protestuesit, të cilët qëlluan në drejtim të tij me një fishek gjurmëlënës, por nuk arriti dot ta godiste. Dy automjete policore që mbanin oficerë u sulmuan me bojë dhe gjithashtu dritaret e tyre u thyen. Shishe dhe fishekzjarre u hodhën, duke plagosur disa oficerë, tha policia.

Raundi i fundit i demonstratave, megjithëse jo i rregullt, është më i vogël dhe më i shpërndarë sesa dhuna e të enjtes së natës, gjatë së cilës së paku 111 policë u lënduan.

Deri tani janë bërë rreth 29 arrestime, por nuk janë dhënë arsyet e këtyre arrestimeve./CityNews

 

 





Lajmet e fundit nga