web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Palo-zgjedhjet e Lulzim Bashës

7 Korrik 2017, 11:59, Aktualitet CNA

Lulzim Basha hapi garën për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, ku PD doli e rrënuar. Nga zgjedhjet në zgjedhje, Basha po nxiton të shkatërrojë deri në çdo ?qelizë? forcën e dytë politike më të madhe në vend.

Ai e çoi PD-në drejt një rezultati katastrofik në zgjedhjet e 25 qershorit, me keqqeverisjen e tij për katër vjet në krye të partisë. Një rezultat që Partia Demokratike nuk e ka njohur as në vitin famëkeq 1997, dhe e gjitha kjo për faj të Lulzim Bashës.

Në katër vite në krye të selisë blu, Basha nuk u konfigurua dot si lider, ishte një drejtues përçarës, që çorganizoi degët dhe strukturat e PD, dhe më finalja, hartoi një listë personale të kandidatëve për deputetë, me të cilën arriti dhe rezultatin dramatik.

Pas këtij rezultati, minimumi që duhet të bënte Lulzim Basha ishte të jepte dorëheqjen, por në fakt ai nuk e bëri këtë. I frikësuar nga dorëheqja, Basha ngriu funksionet e tij, duke shpallur kandidaturën për kreun e ri të PD.

Në këtë garë gjithçka është një farsë, mungon gara e vërtetë, mungojnë rivalët. Një garë pa rivalë, vetëm për Lulzim Bashën mund të cilësohet e tillë. Ishte vetë ai që i përjashtoi kundërshtarët e tij politikë nga frika se nuk do të merrte dot mandatin e dytë, duke garuar në kushte të barabarta me ta, i dorëhequr nga posti i kryetarit. I frikësuar deri në palcë dhe me kushtin e patjetërsueshëm për të mbajtur edhe për katër vitet e ardhshme timonin e PD, Basha po zhvillon zgjedhjet më false që ka bërë ndonjëherë kjo forcë politike, e cila lindi si forcë opozitare në vitet ?90, por që po shkatërrohet padrejtësisht nga kryetari aktual.

Lulzim Basha duket se ka frikë dhe nga Eduard Selami, i vetmi në garë përballë tij, që në fakt nuk është një rival i vërtetë, por i vënë sa për të krijuar idenë e garës dhe rivalitetit, të cilit në fakt duket se i ka ngelur ora te viti 1994.

Ai vijon gënjeshtrat e tij edhe pas humbjes katastrofike në zgjedhje. Gënjen çdo ditë demokratët dhe iu flet për platformë, kur në fakt zgjedhjet e 25 qershorit treguan qartë se Basha s?ka asnjë plan, asnjë platformë për të ringritur dhe udhëhequr PD-në, të cilën e solli në këtë gjendje të rënduar.

Rrënimi i PD mban emrin ?Basha?, i cili vijon paturpësisht mashtrimet e gënjeshtrat hapur. Si mund të flasë për platformë një njeri që pësoi një humbje katastrofike me 200 mijë vota më pak? Kjo duket gjëja më e pabesueshme, Lulzim Basha po bëhet njeriu më qesharak, që me këto palo-zgjedhje pretendon të marrë sërish frenat e PD-së./CityNews





Lajmet e fundit nga