web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Thesari i Hitlerit/Ku ndodhet liqeni ku nazistët fshehën pasurinë që vodhi diktatori?

3 Korrik 2017, 18:36, Aktualitet CNA

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën teksa përpiqeshin të binin në gjurmët e thesarit që kanë fshehur nazistët. Gjatë ditëve të fundit të Luftës së Dytë Botërore, medohet se udhëheqësit e Trierit të Tretë (ish-shteti gjerman)  kanë hedhur në thellësitë e Liqenit Toplitz në Austri arkën e thesarit të Adolf Hitlerit.

Të paktën shtatë persona kanë vdekur duke u përpjekur të gjejnë thesarin e varrosur në baltë, 103 metra poshtë sipërfaqes, raporton ?Daily Star?.

Hitleri dhe aleatët konfiskuan veprat e artit dhe thesaret nga mbarë kontinenti, duke i mbledhur ato në të ashtuquajturin Rajhun e Tretë. Ata gjithashtu vodhën unaza, stoli dhe sende të tjera të çmuara nga njerëzit e dënuar në kampet e përqendrimit. Por shumica e asaj që ishte vjedhur, nuk është gjetur kurrë dhe besohet se mund të gjendet në Liqenin Toplitz.

Ndërkohë nga ky liqen janë nxjerrë një sërë mjetesh dhe sende naziste, por gjuetarët e thesarit besojnë se mund të ketë shumë më tepër në thellësi.

Hitleri medohet se ka rreth 35 miliardë dollarë vlerë thesari të fshehur nëpër Evropë dhe liqeni austriak është vendi i parë ku janë drejtuar një sërë gjuetarësh./CityNews

 

 





Lajmet e fundit nga