web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Patozi: Çadra, për të shpëtuar lëkurën e Bashës

3 Korrik 2017, 21:00, Aktualitet CNA

Astrit Patozi tha në Top Story se çadra e ngritur nga Partia Demokratike për 3 muaj me radhë përpara Kryeministrisë shërbeu për të shpëtuar Lulzim Bashën.

?Unë për çadrën kam respekt, pasi e kam paraprirë atë dy vite më parë. Kërkoja zgjedhje të lira në diskutimet e mbledhjeve të grupit, por duhet të ishte Basha paraprijësi për zgjedhje të lira, por këtë nuk e bëri. Tre muaj para zgjedhje hapi çadrën dhe në fillim unë e mbështeta, deri në momentin kur pashë që ajo nuk ishte më instrument për zgjedhje të lira. Çadra ishte një mënyrë për të shpëtuar lëkurën e zotit Basha, siç edhe koha e provoi?, deklaroi ai.

Lidhur me marrëveshjen Rama-Basha, Patozi tha se e mbështet atë, ndërsa iu rikthye çështjes së reformës në drejtësi dhe qëndrimeve të mbajtura nga Partia Demokratike.

?Ne rrezikuam të bëheshim delja e zezë e reformës në drejtësi?, u shpreh ai.





Lajmet e fundit nga