Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Lulzim Basha po rend me shpejtësi drejt organizimit të një gare farsë në PD. Ai po mohon me këmbëngulje një proces të hapur, të barabartë dhe të ndershëm me kundërshatërët e tij në parti. Duke mos pranuar zhveshjen nga ofiqet zyrtare, që “de facto” ia hoqi humbja katastrofale në zgjedhje, duke refuzuar një debat të hapur brenda partisë, duke mbyllur veshët përpara kërkesës për më shumë kohë dhe më shumë të drejta për rivalët e vet, ai është vënë papritmas në pozicionin ku qe Edi Rama, pas 20 shkurtit.
Në kohën kur PD-ja nisi aksionin e çadrës, i cili për nga kërkesat, slloganet dhe vlerat që promovonte ishte pa dyshim, diamanti i kurorës së opozitës 4-vjeçare, Rama çuditërisht mbante të njëjtat pozicione si ato të Bashës sot. Ai nuk pranonte të largohej nga zyra, në emër të një gare të ndershme. Ai nuk pranonte të shtynte zgjedhjet, në emër të një konkurrimi të barabartë. Ai nuk pranonte përjashtimin e faktorëve ekstraelektoralë, në emër të një konkurrimi sipas standardeve perëndimore.
Edhe Rama ashtu sikurse Lulzim Basha tani, fshehej pas procedurave ligjore dhe kleçkave të afateve për të mohuar një gjë shumë më të madhe dhe të rëndësishme: zgjedhjet e lira.
Seç ndodhi më pas e dimë të gjithë. Marrëveshja okulte e natës së 18 majit, iluzioni se pushteti i bandave, i drogës, i mediave të kapura dhe i përfituesve të koncensioneve, mund të ndalohej me disa ministra dhe disa drejtorë rezultoi një katastrofë. Ndryshimi polikës nga “nuk ka zgjedhje me Ramën”në përqafimin e idesë se Rama ëshë i kontrollueshëm, përfundoi si një ëndërr e keqe
Kryesisht për fajet e veta, por po aq edhe për dinakërinë e kundërshtarit, Lulzim Basha i dhuroi demokratëve rezultatin më të keq në historinë e tyre politike.
Kjo traumë e papritur i ndau demokratët në dy grupe të mëdha. Në njërën anë u renditën ata që besuan tek “Republika e re” dhe vazhdojnë të predikojnë, se Basha duhet amnistuar. Ata janë të bindur se atij i duhet dhënë edhe një mundësi e dytë. Dhe këtë arsyetim e mbështesin në faktin se humbja ndodhi për shkak të mungesës së përvojës, për shkak të naivitetit, për shkak të një besimi të tepëruar tek një kundërshtar që doli më hileqar sesa e kishin imagjinuar.
Në gjithë këtë logjikë, vihet gjithnjë në pikpyetje aftësia politike e Bashës, po asnjëherë, asnjëherë të vetme, parimësia e qëllimeve të tij. Sipas tyre, lideri i ngrirë i PD-së është gjithnjë po i njëjti, i gatshëm të sakrifikojë për zgjedhjet e lira, për mundësi dhe shance të barabarta në garë, shkurt për ato vlera që ai i përmblodhi në slloganin e “Republikës së re”.
Ndërsa në grupimin e dytë radhiten ata që e shohin Bashën si një pazarxhi të vogël. Që vlerat e çadrës qe i gatshëm t’i shiste për disa zyra ministrash dhe disa drejtori fitimprurëse. Sipas tyre marrëveshja me Ramën nuk qe as një llogari e gabuar, as një kalkulim naiv, por një vendim i ndërgjegjshëm i një politikani që përpara se të besojë tek vlerat, beson tek allishverishet.
Fatkeqësisht mënyra se si Basha po sillet me zgjedhjet e brendshme në parti, ku po mohon garën dhe konkurrencën e ndershme, po i jep të drejtë këtyre të dytëve.
I vënë papritmas në pozicionin e Ramës, ai po tregon se të dy janë bij të së njëjtës republikë, me të njëjtën mendësi dhe me njëjtat vese. Të dy nuk besojnë as tek demokracia dhe as tek vota, por thjesht tek pushteti dhe tek forca.
Në këtë kuptim, 22 koriku po e përdhos imazhin e çadrës më shumë sesa 18 maji. Basha që pamë në bulevard ishte thjesht një rol. Basha i ngrirë në selinë e PD-së është origjinali. (lapsi.al)
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Arbjola Halimi, e cila ...
Ylli Manjani ka reaguar me nje status në profilin e vet në F...
Dy nënkryetarët e Partisë Demokratike të Shqipërsë, përmes n...
At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos ducimus q...
Sot Lulzim Basha ka folur për herë të parë që pas humbjes së...
Policia e Korçës ka nisur procedimin penal në gjendje të lir...
Nga Kushtrim KentrushaKreu demokrat Lulzim Basha ka deklarua...
Deputeti i ri i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka vijua...
Kryeministri Edi Rama bëri ditën e sotme një deklaratë të fo...
Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Eduard Selami, kr...
Kandidati për kreun e ri të Partisë Demokratike, Eduard Sela...
Partia Demokratike do të zhvillojë pasditen e sotme mbledhje...
Kryetari i vetëngrirë i PD, Lulzim Basha, mori sot të gjitha...
Një nga ish-drejtuesit e rëndësishëm të Partisë Demokratike,...
Në Partinë Demokratike ka filluar një garë për kryetarin e s...
Kryeministri Edi Rama iu është drejtuar me një mesazh të qar...
Kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama, ka paralajmëruar n...
Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra gjatë mbled...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka rea...
Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj i...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...