web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lulzim Basha i vjedh Edi Ramës “Town holl”-et

31 Maj 2017, 18:04, Aktualitet CNA

Takimit e stilit ?Town Holl?, që në fakt po ri referohesh traditës shqiptare nuk janë tjetër veçse kuvendet fshatçe, apo qytetse të njëherë motit, janë përdorur rëndom nga Edi Rama, edhe përgjatë kohës kur ai ishte ende një drejtues opozitar.

Këtë mënyrë komunikimi Edi Rama e vijoi dhe vazhdon ta aplikoj edhe sot,me shumë sukses, si një të përditëshme që lejon jo tifozllikun për së koti ndaj PS-së, por si një mjet që i lejon atij, pra liderit, të qajë hallet e votuesve, të jetë më i familjarizuar me votuesit nëpërmjet kuvendimit kokë me kokë.

Sepse, realisht,  kuvendet, apo ato që kryetari çerekhollandez  i PD-së, Lulzim Basha, i etiketon me termin në gjuhën angleze  ?Town holl?-e, janë tepër të dobishme dhe më afruese me votuesit se sa mitingjet që janë më shumë shprehje e forcës fizike sesa tregues i dashurisë së masave për lidershipin e partisë.

Edhe mitingjet Edi Rama i ka përdorur e i përdor, por me masë dhe atëherë kur është e domosdoshme, pasi në kalim të kufirit ato degjenerojnë, përfundojnë turpshëm, siç ndodhi me mitingjet e përditëshme nën çadrën e lirisë, apo me të tjerët që Lulzim Basha nisi të organizojë gjatë tureve elektorale ndër qarqe.

Lulzim Basha i pezulloi mitingjet elektorale dhe kopjoi kuvendet e Edi Ramës, duke i emërtuar ?Town holl?-e, pasi e kuptoi dhe e provoi, më së fundi, dështimin për të mbledhur masivisht ?republiksit e rinj?, por edhe pse ?Town holl?-et janë makiazhi më i mirë që mund ta korigjojë rrudhjen e rradhëve të pjesëmarrësve ndër tubimet elektorale. Çka, sidomos pas shpalljes së copë-copë listave të tija të kandidatëve për deputet, u bë fenomen shqetësues. Ndaj për ta eliminuar pjesëmarrjen e një grushti njerëzish, Basha preferoi më mirë të kopjoj Edi Ramën, se sa të bëj fushatë turpëruese. Aq më tepër që vjedhja e ?Town holl?-eve nuk është e vetmja. Sepse edhe idenë e Republikës së Re, me 100 deputetë në Kuvend, sikurse  dhe zgjedhjen e Presidentit nga populli etj., Lulzim Basha ia vodhi Ben Blushit. /Citynews





Lajmet e fundit nga