web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Artan Hoxha: Kush po ia fut tjetrit?/I gjati me Holandezin apo Kardiologu me Shtangistin!

18 Maj 2017, 14:39, Aktualitet CNA

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar sërish për zhvillimet e fundit politike, teksa liderët vijojnë ende negociatat për t?i dhënë zgjidhjen përfundimtare krizës.

Në rrjetet sociale, Hoxha ironizon me takimin Rama-Basha, që zgjati mbi 5 orë te Pallati i Kongreseve, si dhe me takimin e Metës me Berishën në katin e 13-të në kullën e Bashkimit.

Në lidhje me këtë, ai shkruan se është koha që të takohet me izraelitin Yoram Frig, specialist i përgjimeve, duke sqaruar se çfarë do t?i thoshte me valixhen në dorë.

Ja reagimi:
Rama vazhdon takimin e gjate me Bashen ne Pallatin e Kongreseve, aq sa duken sikur kane qene te zhuritur per te biseduar me njeri-tjetrin koke me koke, ne intimitet…
Meta takon Doktorin te zyra e tij ne katin e 13-te ne kullen e Bashkimit, vetem 50 metra larg Pallatit te Kongreseve….
Eshte koha qe te takohem me kete izraelitin, Yoram Frig, specialist i pergjimeve, qe me ate valixhen ne dore te na thote;
1)- ku dreqin jane cimkat ne zyrat e Metes, qe Rama-Basha nuk pranuan te vazhdonin takimin te kryesia e kuvendit. Per llogari te kujt rregjistrojne ato?!!!
2)- a eshte e vertete qe rrotull zyrave te doktorit vinte verdalle nje paisje pergjimi dhe a mundet kjo paisje ti pergjoje te dy takimet njekohesisht….
3)- a mund ta marrim vesh cila nga dyshet po ia fut njera tjetres, I gjati me Hollandezin, apo Kardiologu me Shtangistin…./CityNews





Lajmet e fundit nga