web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kriza politike-PD një hap pas/A do pranojë Rama shtyrjen e zgjedhjeve?

16 Maj 2017, 09:01, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i shoqëruar nga aleatët e tij në takimin e djeshëm me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Hoyt Bran Yee, ka bërë një hap pas. Ai ka hequr dorë nga qeveria teknike pa Edi Ramën kryeministër. Ka pranuar ofertën McAllister rikthyer në tavolinë. Por, ka kërkuar jo si kusht, por si fakt që vinte nga implementimi i ofertës, shtyrjen e zgjedhjeve.

Basha ka bërë një hap pas, ka pranuar negociatat, ofertën McAllister dhe ka kërkuar thjesht dhe vetëm implementimin me afat kohor të kësaj oferte. Implementimi ose zbatimi i paketës deri në 18 qershor duket mjaft i vështirë, sepse jemi vetëm një muaj para datës së zgjedhjeve.

Firmosja e marrëveshjes, fillimi i fushatës, marrja e garancive të plota, zbatimi pikë për pikë i gjithçkaje do të firmoset mes palëve, duket se është mjaft e vështirë të zbatohen për 18 qershorin dhe prandaj, me të drejtë, kreu demokrat dhe aleatët e tij kanë kërkuar pas pranimit të ofertës shtyrjen e datës së zgjedhjeve, me qëllim implementimin e saj.

Me pak fjalë, opozita ka treguar gatishmërinë e saj dhe tani gjithçka ka ngelur në dorën e kryeministrit Edi Rama, i cili nuk mund të thotë se PD ka vënë kushte, nuk mund të thotë se opozita nuk do të hyjë në zgjedhje, nuk mund të thotë se PD kërkon të destabilizojë vendin.

Opozita duket të jetë e qartë, por skenari që PD të hyjë në zgjedhje ngelet vetëm në dorën e Edi Ramës, që duhet të japë një datë të dytë zgjedhjesh, të pranueshme nga të gjitha palët, së pari, për zbatimin e paketës dhe së dyti, që opozita të ketë kohën e duhur për t?u përgatitur për zgjedhjet, duke pasur parasysh ngujimin e saj tre muaj në çadër./CityNews





Lajmet e fundit nga