web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë pritet sot nga Rama dhe Basha

16 Maj 2017, 08:39, Aktualitet CNA

Palët plitike në negociata janë në aftet e fundit për t?i dhënë zgjidhje ngërçit politik dhe krizës, që po kalon vendi pas ngujimit të Partisë Demokratike në çadër prej gati 90 ditësh.

Sot pritet që të hidhet hapi i fundit dhe përfundimisht të ketë një zgjidhje. Mediat, por dhe palët politike, duket se kanë shumë shpresë për zgjidhjen e një ngërçi, që fillimisht dukej se palët ishin shumë larg, por sot duken më afër se kurrë.

Në fakt, kur afrohen shumë, mund edhe të përplasen, por shpresojmë që kriza të zgjidhet dhe sot nga të dy palët, pra Rama dhe Basha, pritet zgjidhja përfundimtare.

Kreu demokrat ka pranuar paketën e riofruar McAllister dhe kërkon kohën e nevojshme për implementimin e saj.

Nga kryeministri Rama pritet vetëm një ?ok? për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Pra, kjo është ajo që pritet nga palët, një datë e dytë për zgjedhjet dhe implementimi i plotë i paketës së McAllister./CityNews





Lajmet e fundit nga