Pazari 35 milionë euro për karrigen e Presidentit/Meta i përgjigjet Bashës
Intervista e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta, njëkohësis...
Ndërsa Presidenti në detyrë Bujar Nishani kishte dekretuar 7 Majin si datë të mbajtjes së zgjedhjeve bashkiake në Kavajë, situata duket se është në ngërç. Në një prononcim ekskluziv për Express, kreu i shtetit thotë se nuk mund të njoftohej Presidenti për një vendim të KZAZ-së së Kavajës.
Sipas tij, Presidenti njoftohet kur ka një vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për procesin zgjedhor në Kavajë, vendim i cili ende nuk është marrë. Më herët, Express mësoi se KQZ është zënë ngushtë pasi ka vështirësi të shprehet për të ardhmen e zgjedhjeve në Kavajë, për vet faktin se në nenin 161 të Kodit Zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve, nuk është e përcaktuar në asnjë pikë, tërheqja e të gjithë kandidatëve.
Kreu i shtetit thotë se ?fati? i zgjedhjeve të Kavajës duhej t?i ishte adresuar edhe nga Këshilli i Ministrave, apo nga një vendim i Kolegjit Zgjedhor, por në asnjë rast nga një Komision Zonal i Administrimit Zgjedhor.
Për Express, Nishani thotë se KQZ e ka njoftuar se zgjedhjet në Kavajë nuk u zhvilluan për shkak se cenohej siguria kombëtare. Një situatë që sipas tij nuk qëndron, pasi në të kundërt, pra nëse ky argument do të ishte i vërtetë, Presidenti do duhej të thërriste Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
?Nuk mund të lihet vendimi në duart e Presidentit përsa kohë nuk ka një vendim zyrtar nga institucionet përgjegjëse për procesin zgjedhor?, u shpreh Nishani duke ju referuar datës së re për mbajtjen e zgjedhjeve në Kavajë, pas ?djegies? së 7 Majit. Ai shtoi se për këtë situatë do të shprehet përmes një letre që Presidenca do t’i dergoje Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.
Moszhvillimi i zgjedhjeve në Bashkinë e Kavajës, sipas presidentit Nishani, nuk ishte tërheqje, humbje apo fitore për askënd, por ishte goditje për të ardhmen e proceseve zgjedhore të ardhshme në Shqipëri. Nishani vë në pikëpyetje se si do të jetë situata në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 18 qershorit, kur mund të ketë sërish një situatë të ndezur politike, ndoshta me opozitën që do të vijojë protestat. A do të ketë sërish tërheqje të kryeministrit Rama për të shmangur trazira?!
7 maji ishte data e dekretuar nga Presidenti Bujar Nishani për zhvillimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Kavajës. Me shkarkimin e Elvis Roshit për shkak se rezultoi në shkelje me ligjin e dekriminalizimit, në garën elektorale hyri vetëm zëvendësi i tij, Klodian Shehi. Partia Socialiste e zgjodhi zyrtarisht si kandidat, ndërsa opozita nga ana e saj i bojkotoi këto zgjedhje, si hapin e parë që do të pasonte më tej edhe vendimin aktual të demokratëve: Bojkotin e zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit 2017.
Për ta legjitimuar si proces, u fut në garë edhe një kandidat i pavarur. Por ishte e paprecedentë ajo që ndodhi vetëm dy ditë para zgjedhjeve që priste të mbante Kavaja për kryebashkiakun e saj.
Kryeministri Edi Rama doli publikisht në një deklaratë për mediat për të kërkuar tërheqjen e kandidatit socialist e bëri ti bëri thirrje edhe kandidatit të pavarur. Kështu, një ditë para zgjedhjeve, të dy kandidatët ju drejtuan Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me kërkesën zyrtare të tërheqjes së tyre nga gara elektorale. Kavaja mbeti pa zgjedhje, dhe argumenti që kreu i qeverisë Rama tha për këtë vendim ishte: Shmangia e planit për destabilizim të vendit që sipas tij kishte thurur Partia Demokratike. Tërheqja e kandidatëve çoi edhe në anulimin e protestës që opozita ksihte planifikuar të mbante në ditën e zgjedhjeve, të dielën në Kavajë. E Rama ju druajt pikërisht trazirave që mund të ndodhnin gjatë protestës, për të cilën demorkatët kishin deklaruar se qëllimi i tyre ishte të bllokonin procesin zgjedhor.
Por nga gjithë kjo rrjedhë e ngjarjeve, me i papërgatitur është zënë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në Kodin Zgjedhor nuk është i parashikuar ky rast i paprecedentë, pra tërheqja nga gara në moment të fundit e të gjitha kandidatëve. Në këto kushte, KQZ tha se do të njoftonte presidentin Bujar Nishani pasi të merrte vet një vendim paraprak në lidhje me situatën e krijuar. KQZ u njoftua nga Komisioni i Administrimit të Zonës Zgjedhor nr. 42 në Kavajë për mos tërheqjen e fletëve të votimit, mos hapjen e qendrave të votimit dhe të numërimit, çka bëri fakt mos zhvillimin e zgjedhjeve në Kavajë./ekspres
Intervista e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta, njëkohësis...
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, tha në studion e ...
Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, sulmoi mbrëmjen e sotme kr...
Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, ka folur për situatën poli...
Kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, zbuloi trukun q...
Kryetari i Kuvendit dhe Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, ka...
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka sulmuar ashpër...
Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ka folur për anulimin e zgjed...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka folur mbrëmjen e...
Analisti Fatos Lubonja ka folur për rolin e ndërkombëtarëve ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu ka bërë thirrje...
Trazirat e përfolura që u shmangën me mos zhvillimin e zgjed...
Presidenti i ri, Ilir Meta, ka bërë një deklaratë të fortë n...
Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, po flet mbrëmjen e sotme n...
Partia Demokratike po zhytet dita-ditës drejt një qorrsokaku...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani mbrëmjen e sotme në ...
Kryetari i AKK, Kreshnik Spahiu, njëkohësisht edhe aleati i ...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani teksa po flitej në “...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Venecia të I...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ftuar ditën e sotm...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...