web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish ministri i qeverisë Rama/Letra e Hahn është e panatyrshme, ja pse

11 Maj 2017, 19:17, Aktualitet CNA

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ftuar ditën e sotme në emisionin ?Opinion? të gazetarit Blendi Fevziu e ka quajtur të panatyrshme letrën që Hahn u dërgoi qytetarëve shqiptarë.

Manjani gjithashtu tha se megjithëse nuk ka ndodhur ndonjëherë që një komisioner i BE t?i dërgojë letër popullit, gjithçka çfarë ka thënë është e drejtë.

“Është një letër e panatyrshme, por mesazhi qëndron dhe frika është shumë e madhe. Sepse një palë zgjedhje në Shqipëri nuk është një lajm i mirë. Këto janë zgjedhjet më të vështira që ne kemi pasur në histori. Kështu nga kjo pikëpamje kjo është diçka e panatyrshme dhe nuk është një gjë e mirë ajo që po ndodh. Hahn ka dalë jashtë mandatit, nuk ka ndodhur kurrë që një komisioner t?i drejtohet populli. E mbështes 100% deklaratën e Besnik Mustafaj, arriti në konkluzionin se kjo është çështje që i përket shqiptarëve dhe jo ndërkombëtarëve”, tha Manjani./CityNews





Lajmet e fundit nga