web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklarata e fortë e Ilir Metës/Jap dorëheqjen nga posti i Presidentit!

11 Maj 2017, 20:24, Aktualitet CNA

Presidenti i ri, Ilir Meta, ka bërë një deklaratë të fortë në studion e emisionit ?Top Story?. Meta tha se është i gatshëm të japë dorëheqjen nga posti i Presidentit, nëse do të ishte e nevojshme që vendi të dilte nga kriza.

Më tej, ai shtoi se për këtë lëvizje nuk e ka problem as ai dhe as LSI, me qëllim që të shpëtojnë zgjedhjet dhe imazhi i vendit.

?Unë jam shumë i kujdesshëm dhe ajo është një nga deklaratat më të kujdesshme të LSI-së. Ne bëmë të qartë që kushtëzonim koalicionin me PS me demonstrimin nga ana e saj të vullnetit maksimal të përfshirjes. Pavarësisht nga debatet e forta që unë kam pas më zotin Rama për këto çështje, nuk mund të them që ai nuk bëri përpjekjet e tij aq sa mund të bëhet. Ai nuk e refuzoi paketën McAllister. Pranoi një shtyrje të zgjedhjeve. Nëse sot duhet posti i Presidentit të ardhshëm, unë e jap dorëheqjen, nuk e kam problem as unë as LSI. Ne duhet të shpëtojmë zgjedhjet e imazhin e vendit?, tha Meta./CityNews





20:11 Aktualitet

Palaçot mediatike!

Partia Demokratike po zhytet dita-ditës drejt një qorrsokaku...

Lajmet e fundit nga