Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nëna e 14-vjeçares që dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj kujdestar, tregon se si e ka zbuluar skandalin.
Ajo tregon në detaje si zbuloi se vajza e saj ishte ngacmuar seksualisht dhe si kishte vendosur ta provonte deri ku shkonte abuzimi.
Alba Hyka thotë se ka nisur të dyshojë kur ka parë që e bija sa vinte e mbyllej më shumë në vete dhe kthehej nga shkolla vazhdimisht e shqetësuar. Ajo ka vendosur të flasë hapur me të bijën një javë më parë, duke këmbëngulur që t?i tregonte të vërtetën se çfarë i kishte ndodhur.
Në një intervistë për gazetën ?Panorama?, nëna e 14-vjeçares tregon se mësuesi e ka ngacmuar vajzën e saj në shkollë, me mesazhe në Facebook, madje edhe i ka bërë presion gjatë orëve të mësimit që ajo të mos tregonte asgjë në shtëpi.
?Duke qenë se duhej një fakt për të provuar atë që kishte bërë, qoftë për mua, qoftë edhe për Policinë, që të besoja edhe unë që ai nuk kishte shkuar deri në ekstrem, i kërkova vajzës që t?i shkruante?, tregon nëna e vajzës.
Ajo shpjegon se e bija e kishte bllokuar në Facebook mësuesin e saj kujdestar, pasi ai i shkruante vazhdimisht mesazhe. Por pasi i ka treguar se çfarë i kishte ndodhur, Alba Hyka shprehet se i ka thënë vetë vajzës që ta zhbllokonte dhe t?i shkruante një mesazh, në mënyrë që përgjigjen e tij ta kishin si provë për ta dorëzuar në polici.
Në momentin që mësuesi është përgjigjur, atëherë nëna dhe vajza kanë fotografuar mesazhin, si edhe mesazhet e tjera të mëparshme e i janë drejtuar policisë, ku kanë denoncuar ngjarjen.
Kur e keni mësuar se çfarë i kishte ndodhur vajzës suaj?
Para rreth një jave. Kam filluar të dyshoj vetë, pasi vajza ishte e shqetësuar kur vinte në shtëpi. Ishte ndryshe, sillej ndryshe, jo si zakonisht. Ajo është edhe natyrë e mbyllur. U mbyll edhe më tepër pas asaj që i ndodhi. Për këtë arsye nisa të dyshoj.
Ju tregoi vetë vajza?
Po, më tregoi vetë. Ditën e enjte më tregoi. Të enjten e javës së kaluar. Më ka thënë që mësuesi kujdestar e ka ngacmuar.
Ku e kishte ngacmuar, në shkollë?
Po, po, në shkollë. Por edhe në Facebook. Vajza kishte Facebook, por i kishte bërë bllok mësuesit të saj vetëm për këtë arsye, sepse ai e ngacmonte. Madje edhe i kishte bërë presion vajzës, në mënyrë që të mos na tregonte gjë se çfarë i kishte ndodhur. Ai kishte atë mënyrën e vet të presionit. Ushtronte presion ndaj saj gjatë gjithë kohës, edhe gjatë orëve të mësimit.
Po më pas si vepruat?
Ne na duhej një provë që ta dorëzonim në polici. Duke qenë se vajza e kishte bllokuar në Facebook, i thashë që duhej ta zhbllokonte dhe t?i shkruante një mesazh, që të prisnim përgjigjen e tij.
Çfarë mesazhi i dërgoi vajza?
Atë që i thashë unë. I thashë që t?i shkruante që prindërit nuk dyshojnë se ai e kishte ngacmuar dhe të prisnim se çfarë do të shkruante ai. Me sa duket, edhe ai do ta ketë pyetur në shkollë nëse kishte treguar gjë në shtëpi apo jo. Pasi kaloi njëfarë kohe, erdhi edhe mesazhi i tij. ?Më hoqe një hall të madh, më qetësove?, i ka shkruar. Unë këtë mesazh kisha pritur, që të kisha një fakt për veprimet që ai kishte bërë me vajzën dhe t?i dorëzoja në polici. Ndryshe do shkoja të bëja ankesën dhe pa prova mbase edhe mund të mos pranohej.
Vajza ju ka thënë që mësuesi vetëm e ka ngacmuar, apo mund të ketë bërë edhe diçka më shumë?
Jo, vetëm që e ka ngacmuar. Por duke qenë se duhej një fakt për të provuar atë që kishte bërë, qoftë për mua, qoftë edhe për Policinë, që të besoja edhe unë që ai nuk kishte shkuar deri në ekstrem, i kërkova vajzës që t?i shkruante atë që ju thashë. Por nga ana tjetër, prova më duhej që ai të mos dilte i larë nga kjo histori. Arsyeja tjetër ishte që siç e kishte bllokuar në Facebook, ta zhbllokonte, në mënyrë që t?i jepte atij të kuptohej që gjendja ishte po njëlloj dhe nuk kishte asnjë dyshim nga ne si prindër. Mesazhi i tij në fakt erdhi pas disa orësh. Sepse ai kishte oraret e veta që i kishte vënë, siç më thoshte vajza. ?Aman se më qetësove, se po më ikte mendja nga i gjithë ky stres?, pak a shumë kështu ishte mesazhi. Janë të shkruara të gjitha, se edhe unë nuk i mbaj mend të gjitha mesazhet.
Ju i keni dorëzuar të gjitha mesazhet në polici?
Po. Janë të gjitha të shkruara. Bisedat ne i kemi fotografuar dhe i kemi dorëzuar si provë në polici. Nuk i mbaj mend pikë për pikë se çfarë ka shkruar, por i kemi dërguar të gjitha në polici.
E mësuat se mësuesi është pezulluar nga puna?
Po që është pezulluar po, kjo është më e pakta. Nuk është vetëm pezullimi. Policia duhet të bëjë edhe veprime të tjera. Ai duhet dënuar për atë që i ka bërë vajzës sime.
Mësuesi i ka mohuar akuzat në polici. Jeni në dijeni?
Po normalisht që ai do t?i mohonte. Ishim të përgatitur për këtë, prandaj edhe kërkuam që të kishim prova për ato që do të deklaronim në polici.
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka licencuar radio të...
Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin e kodua...
Kolegji Zgjedhor hodhi sot shortin për të përzgjedhur anëtar...
Policia e Sarandës ka reaguar për ngjarjen e ndodhur mesnatë...
Sekretari i Aksionit qytetar në PD Ervin Salianji është një ...
(Ju, z. Kadare i gjunjëzoheni Vlahutinit, unë iu gjunjëzohem...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh dhe i Partisë Demo...
Policia greke ka sekuestruar një sasi të madhe lënde narkoti...
Poicia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar...
Policia e kryeqytetit ka arrestuar një person, vetëm pak orë...
Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ka komentuar situatën e tensi...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë publike datat, n...
Policia e Bulqizës ka arrestuar një 22-vjeçar, pasi është ka...
Isa Mustafa, ish kryeministri i rrëzuar nga qeverisja nëpër...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, po zhvillon një vizi...
Ministria e Brendëshme italiane nëpërmjet një deklarate ka n...
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në orët e vota të mbrë...
Intervista e Kryetarit të LSI-së, z. Petrit Vasili, për emis...
Kryeministri në largim, Isa Mustafa, pritet të mbledhë sot K...
Shtetet e Bashkuara ofruan një shpërblim prej 10 milionë dol...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...