web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Opozita kosovare/ I kemi votat e duhura, nesër rrëzojm Qeverinë  

9 Maj 2017, 09:41, Aktualitet CNA

Një ditë para shqyrtimit në seancën plenare të Kuvendit të marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi, të njohur masivisht si ?demarkacioni?,opozita kosovare është e bindur se do t?i sigurojë gjashtëdhjetë e një votat e duhura për ta rrëzuar atë, duke llogaritur pro vetes edhe deputetë të PDK që janë në koalicion qeverisës me LDK e Isa Mustafës. Nesër kjo Qeveri do të bjerë përfundimisht, thanë përfaqësues të opozitës për mediat e Kosovës.

Opozitarët kanë treguar se që nga e dita e enjte, kur një mocion mosbesimi i dyzetë deputetëve u procedua për në Kuvend, ata kanë pasur takime të shumta edhe me deputetët të koalicionit për të siguruar votën e tyre, shkruan sot gazeta “Zëri”, duke theksuar se zyrtarët e partive në opozitë kanë thënë se kjo Qeveri dhe ky koalicion po numëron momentet e tij të fundit. /CityNews





Lajmet e fundit nga