web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

 Zbulohet sekreti i Koresë komuniste/ Satelitë me armë bërthamore kundër  SHBA

8 Maj 2017, 17:55, Aktualitet CNA

Ekzistojnë të dhena se shteti komunist i Koresë së Veriut po krijon në fshehtësi një armë bërthamore me aftësi shpërthimi  në lartësitë e hapësirës, duke vendosur një EMP që do të copëtonte sistemet elektrike të poshtëme me rezultate katastrofike, shkruan britanikja ?Daily Mail?.

Lidhur me lajmin ekspertët paralajmërojnë se me anën e kësaj tip arme Koreja e Veriut synon realizimin e një goditjeje elektromagnetike në SHBA, nëpërmjet dy satelitëve të saj që tashmë rrotullohen mbi Amerikë.

Sipas Doktor Peter Vincent Pry, drejtor ekzekutiv i njësisë ?Task Force?, mbi Sigurinë Kombëtare në SHBA, Koreja e Veriut po i pozicionon satelitët e saj sipas ?epokës bërthamore të raketave, në versionin e kiberazheve (cyberage)? të diplomacisë së betejës, në mënyrë që të ketë gjithmonë njërin prej satelitëve mbi SHBA ose afër tyre?.

Pasi shteti komunist, aktualisht,  ka dy satelitë të vëzhgimit të tokës të lëshuara në vitet 2012 dhe 2016, ku secilit prej tyre i duhet vetëm shtatëdhjetë e katër minuta për t?u rrotulluar rreth orbitës së tokës.

Një plan i tillë është pjesë kopjuese e planit të dikurshëm që Bashkimi Sovjetik kishte për të sulmuar SHBA, gjatë luftës së ftohtë, me një goditje elektromagnetike, thonë ekspertëtë, që e vlerësojnë armën bërthamore koreanoveriore, me aftësi shpërthimi në lartësi, sit ë frymëzuar nga plani i Bashkimit Sovjetik të kohë së bolshevizmit.





Lajmet e fundit nga