web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sondazhet qesharake me një milion vota/Kur qeverinë e zgjedh pakica

7 Maj 2017, 19:12, Aktualitet CNA

Mediat sot raportuan nje sondazh zhvilluar se fundi ku theksohet se partitë e rregjistruara në KQZ për zgjedhjet e 18 qershorit mund të marrin 1 milion vota.

Një sondazh që duket të jetë raport votash për partitë e mazhorancës që janë rregjistruar në KQZ, jo si koalicion por të ndara.

Sondazhi thotë se në rast se mbahen zgjedhjet në 18 Qershor këto parti mbledhin 1 milion vota. Kjo shifër është e vërtetë po të kemi parasysh faktin e devijaciononit të votave që vijnë nga 2013, pra PDIU vetëm me levizjen e saj krijon rreth 100 mijë vota devijacion nga e djathta-majtas. Kjo shifër duke ju shtuar votave të PS-LSI e CO, shkon sërish aty ku ishte koalicioni i Rilindjes në 2013. Pra një ulje 10% e Rilindjes, por rikthim duke futur në listë një parti që ha vota nga e djathta. Pa llogaritur çfarë sjellin Blushi e Bojaxhi në thes.

Që mund të marrin një milion vota kjo nuk ka asnjë dyshim, por problemi qëndron tek fakti se këto vota në total janë afërsisht 30% e numrit të votuesve në Shqipëri. Lista e zgjedhësve ka rreth 3.1 milion votues dhe ajo që nuk thuhet nga sondazhi është fakti që në zgjdheje do votojnë 30% e zgjedhësve dhe do vendosin për 70% që nuk do marrin pjesë në zgjedhje.

Në fakt këta 70% që nuk votojnë nuk janë të gjithë të opozitës, sepse mbi 40% e listës është pjesa që nuk votojnë, pra emigtantë anë e mbanë botës dhe njërëz të pa interesuar që nuk votojnë.

Në rast se do i jepnim minimumin prej 25% zgjedhësve të opozitës, kjo është shifra që i bën legjitime zgjedhjet.

Që shumica e shqiptarëve të votojnë dhe zgjedhjet të jenë me pjesmarjen e shumicës, duhet që PD dhe aleatët e saj të jenë në votim në të kundërt Shqipëria do të ketë në pushtet në mazhorancë me 30% të votave të shqiptarëve, nga të cilat do emërohet edhe një opozitë fasadë. Në total qeveria do ketë rreth 20% të votave dhe sado që të jetë ky numër shqiptarët do të drejtohen nga një mazhorancë e zgjedhur nga numri më i ulet i votuesve që kanë shprehur verdiktin e tyre.

Vetëm pjesmarja e PD dhe aleatëve të saj e bëjnë procesin të pranueshëm ku shumica votojnë dhe pastaj ai që ka qoftë edhe një votë më shumë qeveris. Me bojkotin e PD thjesht do kemi turmën mbështetëse të qeverisë e cila është ndarë në 17 parti, disa në qeveri e ndonjë që bën si opozitë.

Në përfundim 30% e shqiptarëve, pra pakicë historike do vendosë se kush do drejtojë shumicën e tyre, opozita që nuk mer pjesë, por edhe ata që nuk votojnë në total janë shumicë gati dy herë më e madhe se shifra që jep sondazhi. Ky është rasti kur pakica zgjedh kush qeveris vendin./Citynews

Sondazhi, 70% duan zgjedhje; FBA: 1 milionë vota për partitë e regjistruara





Lajmet e fundit nga