web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush është Emmanuel Macron?/Presidenti i ri i Francës

7 Maj 2017, 18:36, Aktualitet CNA

Emmanuel Macron 39-vjeçar, një bankier i investimeve i cili kurrë më parë nuk kishte pasur një post nga zgjedhjet në politikë, u zgjodh sot President i Francës, duke mundur Marine Le Pen.

Por Kush është Presidenti më i ri që Franca ka pasur?

Macron u njoh me politikën e vendit të tij për së afërmi kur ishte ministër i ekonomisë në vitin 2014. Në fund ai ka lënë postin duke formuar partinë e tij politike.

?Kam parë zbrazëtirën e sistemit tonë politik nga brenda? unë e refuzoj sistemin?, ka thënë ai në një fjalim, duke thirrur për ?revolucion demokratik? por pa dhënë ndonjë plan veprimi të detajuar.

Macron është i martuar me të divorcuarën Brigitte, një trashëgimtare e prodhuesit të çokollatave dhe 24 vjet më e vjetër se ky ? lidhje që i ka intriguar publikun francez.

Ata janë takuar kur Macron ishte 15-vjeç dhe ajo një grua e martuar dhe nënë e tre fëmijëve, si dhe ishte mësuesja e frëngjishtes dhe aktrimit e Macronit. Përkundër mospajtimit të prindërve të tij, të cilët e dërguan në Paris, çifti u martua në vitin 2007 me gjithë familjen e gjerë prezente. Ajo ka tre fëmijë nga martesa e parë dhe shtatë nipa, shkruan Insajderi.

Znj. Macron ka një rol të madh afër bashkëshortit të saj, duke i ofruar mbështetje dhe duke e ndihmuar në fjalime..

Si dëshiron ai të ndryshojë Francën?

Duke shfaqur manifestimin e tij në mars, Macron tha që shpreson që të nxisë bizneset britanike dhe bankat të ripërcaktohen në Paris, duke premtuar një reduktim substancial në taksat e korporatës në 25 për kokë banori nga vlera e tanishme 33.3.

Më shumë Blair se sa Thatcher, i patunduri eurofil Macroni ka premtuar që do të reduktojë shpenzimet publike për 60 miliardë euro dhe do të largojë 120 mijë punë të sektorit publik.

Ai gjithashtu ka premtuar që do të bëhet më i ashpër në përfitimet e të papunëve për ata që kanë përsëritur mos pranimin e ofertave të punës dhe dëshiron një fleksibilitet më të madh për moshën e pensionimit, që momentalisht është 60-vjeç, dhe javët e ngurta me 35-orë punë, duke lejuar punëtorëve dhe stafit më shumë vend për negocim.

Macron planifikon një program investimi publik prej 50 miliardë eurosh në energjinë e gjelbër, trajnim të tregtarëve për të reduktuar papunësinë tek të rinjtë, transportin, administratën e sektorit publik dhe drejtësinë.

Ai dëshiron të ketë më shumë liri për udhëheqësin e shkollave dhe ka propozuar të kontrollohet kompetenca e ministrave të qeverisë dhe përfaqësimin më proporcional./CityNews





Lajmet e fundit nga