web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Incidenti i moderatorit të njohur me një shofer furgoni/“Nuk më plas t**** se je i famshëm”

27 Prill 2017, 22:40, Lifestyle CNA

Ai është një djalë i multitalentuar në moderim, aktrim, modeling dhe një legjendë në sportin kriket.

E kemi fjalën për bukuroshin Freddie Flintoff,i cili është bërë pjesë e një situate shumë të pakëndëshme.

Gjatë kohës që Flintoff ka qenë duke pozuar për një set fotografik, një furgon që shpërndante mallra ka kaluar aty pranë dhe është ndaluar nga stafi i Flintoff.

Ka reaguar menjëherë shoferi i furgonit, i cili i ka lënë të gjithë me gojë hapur teksa ka bërtitur me të madhe se nuk i interesonte fare që kishte përpara një person Vip dhe se duhet të nxitonte për të kryer punën.

?Nuk më plas t**** fare se kush je ti.Nuk më intereson fare se çfarë jeni duk bërë, unë kam një punë për të bërë dhe nuk keni asnjë të drejtë të më ndaloni lëvizjen.

Fotografët dhe pjesa tjetër e stafit janë përpjekur ta qetësojnë, por shoferi i indinjuar ka vazhduar të shpërndajë pakot në një restorant atje afër./CityNews





Lajmet e fundit nga